Kjo është gjithçka çfarë ka mbetur nga ai që dikur njihej si stacioni hekurudhor i Ballshit.

I braktisur dhe krejtësisht jashtë funksionit, pranë tij ionit ndodhen këta vagonë që dikur transportonin bitum dhe naftë nga uzina e Ballshit drejt qyteteve të tjera.

Banorë të zonës, një pjesë e tyre edhe ish-punonjës e kujtojnë me nostalgji kohën kur në të njëjtin vend dikur gëlonte puna.

Ata apelojnë që shërbimi të rikthehet sërish, për të ndihmuar në zhvillimin e zonës.

Pas gati tri dekadash, pjesa më e madhe e vagonëve të amortizuar janë larguar nga aty, por akoma kanë mbetur në vend 15 prej tyre. Mosfunksionimi i tyre, sipas banorëve, e ka shkretuar zonën.