DURRËS- Një arrestim i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pasi një person është kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një pallat që ishte braktisur nga njerëzit për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit.
I arrestuari është L. T., 42 vjeç, banues në Durrës dhe është kapur në tentativë për të vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës. Shumë familje janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, duke lënë të gjitha orenditë shtëpikae brenda, kjo ka bërë që hajduti 42-vjeçar të 'joshet' dhe të hyjë mesa rrezikut për të vjedhur.
Ndërkohë në Krujë pas informacionit të marrë në rrugë operative se dy të rinj nga Shkodra, të cilët ishin duke qarkulluar me një automjet do kryenin vjedhje në zonën e Krujës, shërbimet e Policisë kanë bërë bllokimin e automjetit dhe të dy të rinjve që ndodheshin në të. Të arrestuarit janë E. R., 25 vjeç, banues në lagjen Dobrac, Shkodër, i dënuar më parë dhe i pasagjerit shtetasit N. P., 23 vjeç, banues në Shkodër.