TIRANE-  Njëzet familjet e komunitetit rom në rrugën ”Mine Peza” në kryeqytet janë përplasur sot për herë të dytë me përmbaruesin privat, të cilët kishin shkuar për t’i kërkuar lirimin e banesave.

Gjatë këtyre momenteve nuk kanë munguar kërcënimet për vetëflijim nga banorët. Ata shprehen se prej 50 vitesh banojnë aty.

Brenda 10 ditësh banorët janë përballuar dy herë me përmbaruesin privat dhe përfaqësuesin e ish pronarit, ndërsa uniformat blu të komisariatit numër tre kanë qenë prezent për të kontrolluar situatën.

Më fëmijë të vegjël, gra e burra bëjnë apel për zgjidhje, pasi dalin nga banesat ata rrezikojnë të mbeten në rrugë të madhe. 

Efektet e vendimit të këshillit të ministrave për lirimin e banesave të ish-pronarëve kanë sjellë probleme të shumta midis palëve, ku nuk ka munguar as përplasjet fizike e deri tek përdorimi i armës, siç A1Report ka transmetuar incidentet e ndodhura në rr.Margarita Tutulani në kryeqytet pak kohë më parë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)