Banori: Fitore PS në 18 Qershor
Rama: S'të paska ardhur lajmi...

Banori: Fitore PS në 18 Qershor<br />Rama: S'të paska ardhur lajmi...
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerë të fshatit Progër në Devoll, në vijim të turit elektoral në Qarkun e Korçës, ndërsa nuk munguan as batutat. 

Një prej banorëve thirri me zë të lartë fitore PS-së në 18 qershor, ndërsa Rama iu përgjigj se ende s'e paska marrë lajmin se zgjedhjet janë në datën 25. 

Batutat pati edhe për shtrëngimin e duarve mes Ramës dhe Bashës apo dhe momenti kur një banore i drejtohet Ramës me fjalën "krye zoti ministër". 

Batutat e Ramës me banorët e Progrit në Devoll

Banori: Fitore Partisë Socialiste në 18 qershor.
 
Rama: Ulu, ulu se s'të paska ardhur lajmi, se nuk janë në 18 qershor, por me 25. Por me një ndryshim se në 18 qershor do fitonim vetëm. Në 25 do fitojmë duke i mundur kundërshtarët, por ndërkohë, duke krijuar kushtet që të fitojnë të gjithë shqiptarët.
 
Fermer: I shtrëngove dorën Bashës kur dolët jashtë.
 
Rama: Bëmë mirë që ia dhamë dorën. Pse ç'a ka. Lum kush jep, jo lum kush s’jep. Kështu thonë. Tani e kanë për borxh të na japin votën.
 
Banor: Ku të japin votë ata...
 
Rama: Ku të japin votë ata?! Pas asaj që ndodhi 48 orë më parë, gjithçka mund të ndodhë në këtë vend.  
 
Banore: Përshëndetje 'krye zoti ministër' dhe faleminderit që erdhe në fshatin tonë.
 
Rama: Kjo 'krye zoti ministër' më pëlqeu.
 
Banore: Më falni!
 
Rama: E bukur, e bukur.
 
Banore: Kthehem pas 20 vitesh në atdhe, kam qenë në emigracion.
  
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit