Banorja nga Bulqiza: Nuk ka dëmtime në njerëz dhe banesa, është përjetuar panik

Fatjona Osmani, një banore e zonës së Bulqizës në një lidhje telefonike për Report Tv është shprehur se tërmeti ka ndodhur rreth orës 16:21, lëkundja ka qenë në Dibrën e Madhe dhe është ndjerë në Maqellarë e Shupencë, fshatrat afër Dibrës.

"Nuk ka dëmtime në njerëz dhe në banesa. Njerëzit kanë përjetuar panik por nuk ka dëmtime. Duke pasur parasysh termetin e nëntorit ata janë ndjerë të frikësuar. Nuk ka patur termete të tjera, vetëm paslëkundje e më shumë është ndjerë në zonën e kufriit e jo në zonën e Peshkopisë. Për shkak të banesave 1 ose 2 kate, nuk ka patur dëmtime", ka thënë ajo.


Lajmi kryesor:

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ndjehet në Dibër! Kreu i Bashkisë: Dy lëkundje të lehta, nuk raportohet për dëme


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre