Barça rikthehet te fitorja, Roma 
mund Udinesen, ‘arratiset’ Bayern

Barça rikthehet te fitorja, Roma <br />mund Udinesen, ‘arratiset’ Bayern<br>
Pas dy barazimeve Barcelona rikthehet tek fitorja në La Liga. Katalanasit kanë mposhtur 2-0 në transfertë Eibar me nga një gol për çdo pjesë. Fillimisht shënoi Luis Suarez për skuadrën blaugrana ndërsa në fund llogaritë i mbylli Jordi Alba. Barcelona kryeson me 62 pikë në Spanjë 10 më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë.

Roma arrin fitoren e tretë radhazi në Serinë A pasi mposhti 2-0 Udinesen në transfertë. Në Dacia Arena ka qënë një ndeshje e hapur me raste për gol ndërsa verdhekuqtë shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Cengiz Under që realizoi në minutën e 70-të dhe më pas Diego Perotti shënoi golin e dytë në fund të takimit pas një pasimi nga Nainngolan.

Bayerni i Mynihut në javën e 23-të të Bundesligës ka arritur fitoren e dhjetë radhazi pasi ka mposhtur 2-1 me përmbysje Wolfsburgun. Ishin vendasit që shënuan të parët me Didavi ndërsa përmbysja e bavarezëve do të vijë në pjesën e dytë. Fillimisht holandezi Robben humb një penallti në minutën e 56-të ndërsa 8 minuta më vonë është sulmuesi Wagner që realizon golin e barazimit pas një gjuajtje me kokë. Në kohën shtesë Robben fiton një penallti të cilën e realizon Robert Lewandowski dhe Bayerni fiton 2-1 ndaj Wolfsburg. Bavarezët kryesojnë me 59 pikë 21 pikë më shumë se Leverkusen i vendit të dytë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City