SHBA-Presidenti dhe Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Barack dhe Michelle Obama, i kanë uruar besimtarët katolikë për festën e Krishlindjeve.

Në fjalimin vjetor me rastin e Krishtlindjeve, të publikuar sot, presidenti Obama tha se për të dhe bashkëshorten e tij Michelle, dhurata më e madhe ishte që “gjatë tetë viteve të fundit kanë shërbyer si president dhe Zonja e parë”.

Mëtutje, zoti Obama, theksoi:

“Derisa ne e presim Vitin e Ri, të lejojmë me vendosmëri ta ripërkushtojmë vetveten për vlerat që ne i ndajmë. Në emër të gjithë familjes sime - me fat Krishtlindjet”, tha Barack Obama.

Ka uruar edhe Michelle Obama:

“Ne ju urojmë juve dhe familjeve tuaja lumturi dhe shëndet në vitin 2017. Faliminderit dhe Zoti ju bekoftë”, tha Michelle Obama.

Në gjithë botën, besimtarët katolikë sonte i shënojnë Krishtlindjet.

(d.b/Shqiptarja.com)