PRETORIA- Presidenti amerikan Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle janë takuar me të afërmit e heroit anti-aparteid Nelson Mandela, pasi ata nuk mundën të takonin ish-presidentin e Afrikës së Jugut i sëmurë rëndë në spital, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Obama e ka cilësuar Nelson Mandelën si "një frymëzim për botën", gjatë bisedës me të afërmit e tij në Pretoria.
Gjithashtu ai ka zhvilluar bisedime me homologun e tij Jacob Zuma.
Në Pretoria, zoti Obama tha se ish-lideri ishte një fener i "fuqisë së parimit, dhe luftës për të drejtat e njeriut".
Zuma nga ana e tij tha se “Obama dhe Mandela janë dy presidentët e vetëm me ngjyrë të cilët kanë realizuar ëndrrat e miliona njerëzve në Afrikë dhe jashtë saj”.
Ai tha se vizita e Obamës është bërë në kohën e duhur për të përfituar nga një treg në rritje në Afrikën e Jugut, dhe bëri thirrje për investime më të mëdha amerikane.
Gjatë udhëtimit të tij të fundjavës, presidenti i SHBA-së do të vizitojë Robben Island, ku Mandela u burgos për më shumë se 18 vjet.
Ai pritet gjithashtu të mbajë një fjalim në Universitetin e Cape Town-it mbrëmjen e së dielës.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com