Barack Obama zbulon planet
pas dorëzimit të mandatit

Barack Obama zbulon planet<br />pas dorëzimit të mandatit
Në më pak se një vit, familja Obama do të mbledhë plaçkat dhe do të zhvendoset nga Shtëpia e Bradhë, por Presidenti ka njoftuar ditën e enjte që nuk do të shkojnë shumë larg.

Gjatë një takimi për drekë në Milwaukee, Obama i tha mbështetësve të tij: “Do të qëndrojmë disa vite derisa Sasha të mbarojë shkollën. Të transferosh dikë në mes të gjimnazit, është e vështirë.”  

Obama la të kuptohet në vitin 2013 se vitet e para pas mandatit do të diktohen nga vajza e tij Sasha, dhe kështu po ndodh vërtet. Vajza e tij tjetër, Malia, do të shkojë në kolegj këtë vit.

Është e pazakontë për një president që të qëndrojë në Washington pasi dorëzon postin. Obama do të jetë i pari që mer një vendim të tillë pas Woodroë Wilson.
barack obama
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori