“Po shoh ekipin e ri qeverisës. Mund të them me bindje se është ekipi më cilësor që është shfaqur në këto 22 vjet tranzicion. Shumica janë njerëz të cilët kanë qënë të suksesshëm në karrierën profesionale. Gjen intelektualë të mirëfilltë, teknicienë, administratorë. Një pjesë të mirë i njoh personalisht dhe mund të them se kanë vlera njerëzore mbi të gjitha. S’kam dyshim edhe pse sfida është e madhe, edhe pse gropa që është lënë mbrapa nga keqqeverisja është e madhe, ky ekip do t'ja dalë të bëjë realitet shpresat e vrara të shqiptarëve. Ju uroj suksese dhe do kërkoja mbështetje nga të gjithë! Është fillimi i një kthese të madhe, realisht futja në shinat e respektimit të standardeve europiane”, shkruan Baraj në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)