/ATSH/ - Europa Ligë ka luajtur sot ndeshjet e para të turit të 1/16-ve, ku ra në sy padyshim barazimi i Romës me Feynord në "Olimpico", Interit ne Skoci, si dhe fitoret bindëse të Napolit dhe Evertonit përkatësisht përballë Trabzonsport dhe Young Boys, të dyja ndeshjet të përfunduara me rezultatin 4-0. Ndeshja e zhvilluar në zemër të Italisë ka përfunduar me rezultatin 1-1, nga një gol për çdo pjesë.
Ndeshja Celtic-Inter e luajtur në orën 21:00', në Skoci përfundoi me rezultatin 3-3 dhe rezultati tregon mjaft zhvillimin e lojës. Valzerin e golave e hapi Shaqiri vijoi në minutën e 3'. Më pas Palacio dyfishon rezultatin, ndërsa një dygolësh i Armstrong barazon gjithçka në minutë e 26'. Pjesa e dytë nis sërish me gol të zikaltërve. Palacio ccon rezultatin në 3-2, duke shënuar dhe golin e dytë personal, ndërsa golin e barazimit e shënoi Guidetti, i cili në minutën e 93' shokoi Interin. Së fundmi edhe Liverpul arriti një fitore dhe Baloteli u kthye në hero për skuadrën e tij.
 Rezultatet:
19:00 Aalborg-Club Brugge 1-3
19:00 Dnipro-Olympiakos 2-0
19:00 PSV-Zenit Petersburg  0-1
19:00 Roma-Feyenoord 1-1
19:00 Torino-Ath. Bilbao  2-2
19:00 Trabzonspor-Napoli 0-4
19:00 Wolfsburg-Sporting 2-0
19:00 Young Boys-Everton 0-4
21:05 Ajax-Legia 1-0
21:05 Anderlecht-Din. Mosca 0-0
21:05 Celtic-Inter 3-3
21:05 Guingamp-Din. Kiev 2-1
21:05 Liverpool-Besiktas 1-0
21:05 Siviglia-Moenchengladbach 1-0
21:05 Tottenham-Fiorentina 1-1
21:05 Villarreal-Salzburg 2-1