Ndeshja Flamurtari-Partizani, e vlefshme për javën e 34 të Superligës, është shoqëruar me incidente.
Tifozërite e dy ekipeve janë përleshur me njëri-tjetrin, ndërsa ata të ekipit kryeqytetas kanë thyer disa stola dhe i kanë hedhur në drejtim të fushës.
Pavarësisht përplasjes ndeshja nuk është ndërprerë, por ka vijuar normalisht.
Irritimi i tifozëve të Partizanit ka ardhur pas vendimeve të arbitrit të ndeshjes, pasi goli i barazimit për vendasit erdhi pikërisht pas një penalltie të akorduar nga kryesori i takimit, ndërsa ekipi i Starovës kishte kaluar në avantazh me Ekuban në minutën e 32.
Partizani i thotë "lamtumirë" titullit
Takimi përfundoi me rezultatin 1:1, çka do të thotë se Partizani i jep lamtumirë luftës për titullin kampion, pasi rivalët e tij, Skënderbeu dhe Kukësi kanë bërë detyrën duke fituar respektivisht ndaj Tiranës dhe Korabit.
/Shqiptarja.com

VIDEO