Reali i Madridit ka bërë një hap fals duke barazuar me Villarreal në shtëpi me rezultatin 1-1. Golat u shënuan nga Ronaldo për vendasit dhe Moreno për miqtë. Reali tentoi pa fund për të shënuar golin e fitores deri në vërshëllimën e fundit, por fati nuk ishte me ta.
Barazimi afron Barcelonën 2 pikë larg vendit të parë që mbahet nga madrilenët. Në kampionatin italian Interi dhe Napoli kanë humbur përballë Fiorentinës dhe Torinos. Zikaltërit u mundën në shtëpi me një gol të shënuar nga Mohamed Salah nga Fiorentina. Ndërsa edhe Napoli humbi po me rezultatin 1-0, teksa golin për Torinon e shënoi Kamil Glik.
d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com