Barça-Juve në paqe, fitojnë Bayern
e Chelsea, Bazeli shtang Morinhon

Barça-Juve në paqe, fitojnë Bayern<br />e Chelsea, Bazeli shtang Morinhon<br>
Janë luajtur ndeshjet e parafundit të fazës në grupe të UEFA Champions League. 

Chelsea, PSG dhe Bayern kanë shënuar fitore me lehtësi përballë rivalëve, duke siguruar edhe kualifikimin për fazën e 1/8. Fitore tenistike ka qenë ajo e francezëve në Paris përballë Celtic me rezultatin 7:1. Të parët kaluan të avantazh skocezët, por parizienët iu përgjigjen një "tërmet" golash. Francezët kryesojnë grupin B me 15 pikë, tre më shumë se Bayerni ndjekës. Dueli për vendin e parë në këtë grup do vijojë në Mynih pas 2 javësh. 

Juventus dhe Barcelona janë ndarë në paqe në sfidën për kreun e grupit D, pavarësisht se pritej një ndeshje me mjaft emocione dhe konsiderohej si momenti i hakmarrjes nga italianët për atë humbje 3:0 në ndeshjen e parë në "Camp Nou". Me këtë barazim, më i rrezikuar është Juventus e 8 pikë, pasi me një pikë më pak renditet Sportingu i Lisbonës të cilët fituan 3:1 ndaj Olimpiakos. 

Surpriza e kësaj mbrëmje ndodh në Zvicër aty ku Bazeli i Taulant Xhakës shtangu Manchester United e Mourinhos, pasi fituan në limitin e ndeshjes 1:0. CSKA Moska dhe Bazeli luftojnë për vendin e dytë në grupin A me të njëjtën kuotë pikës, nga 9-të. Fitore edhe për Chelsea ndaj Karabakut të Ansi Agollit me shifrat 4:0. Në ndeshjet e tjera vlen të theksohet humba e Romës 2:0 në fushën e Atletico Madrid. Spanjollët renditen të tretët me një pikë se italianët, ndërsa mbetet për t'u parë gjithçka në ndeshjet e fundit pas dy jave. 

tabela
(Rezultatetet)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE