Barcaleta e fundit e Berishës
"Rama rrahu Peleshin në zyrë"

Barcaleta e fundit e Berishës<br />
Mesazhet e publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook, në tërësinë e tyre kanë doza të shtuara të një fantazie të pakontrolluar. I tillë është edhe mesazhi i fundit që Berisha thotë se ia ka dërguar “qytetari dixhital”, i cili sipas tij e informon për “sherrin” në kryeministri, ku Rama ka qëlluar zëvendësin e tij, Niko Peleshi dhe se kjo, po sipas tij, është rrjedhojë e një inati të vjetër të Ramës me Peleshin, për shkak se të afërm të këtij të fundit ndihmuan Lulzim Bashën në fushatën e 2011-ës.

Në tërësinë e tyre mesazhet që publikon Berisha në “Facebook” nuk kanë besueshmëri, sikurse ka patur raste kur vetë qytetarët “dëfrehen” me informacione të rreme, të cilat më pas Berisha i publikon si “lajme” në faqen e tij të Facebook. 

Postimi i plotë i Berishës në Facebook 
“Qytetari dixhital informon rrahjen para pak ditësh nga Edvin Kristaq Rama, në zyrën e tij, të zëvendësit të tij Niko Peleshi. Uganda në vitet 70 ka patur një diktator që quhej Idi Amin Dadah, i cili kishte qenë dhe kampion boksi. Ai u be famoz edhe për rrahjen që u bënte ministrave të tij në zyrë apo mbledhje të kabinetit. Agresiviteti në momente të caktuara i Edi Rames është i njohur nga të gjithë.

Ai është akuzuar publikisht për shfaqje agresiviteti ndaj familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve në Bashki dhe në kryeministri. Thuhet se kjo e Peleshit nuk është hera e parë. Po ju rikujtoj te dashur miq këtu fjalët që u përhapen në mbarë Tiranën për shtrimin në dajak brenda në selinë e PS të një udhëheqësi kryesor të PS sepse Rama dyshoi se familjarët e tij ndihmuan në fitoren e z. Luzim Basha në Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu dihet se rrahje me grushte dhe me nxirje të fortë të syrit pati dhe Tahiri në muajin gusht por atëherë u tha se nuk e rrahu vet Rama, por Gysi i Ramës sepse Saje qorri gjeti lidhje të Gysit me grupin e drogës të Ajet Sulës në Durrës dhe Rama i tregoi Gysit për informacionin e Tahirit, gjë që Gysi e kuptoi si leje për të shtruar në dajak Tahirin! sb
“Mirëmëngjesi z. Berisha Info e sigurt, i gjati ka goditur Peleshin ne zyrë para pak ditësh... Dhe nuk është e para herë...Nuk e di kush mund ta nxjerrë në ndonjë portal apo faqe FB... këtë informacion, se mediat nuk e japin nga frika,ju lutem me ruani anonimatin se..me shume respekt për ju, G.V”.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor