Në ndeshjet e luajtura sot në Kampionatin Spanjoll, ka pasur një lum golash kur Barcelona-Osasuna ka përfunduar me rezultatin 7-1 dhe Deportivo La Coruna-Real Madrid, është mbyllur me rezultatin 2-6.
Barcelona-Osasuna
Në ndeshjen e luajtur kundër Osasunës në Kamp Nou, Barcelona ka fituar me rezultatin e thellë 7-1.
Lojtari i 500 golave ka treguar edhe njëherë se është një legjendë e futbollit spanjoll dhe botëror duke shënuar 2 gola.
Për Osasunën i vetmi gol erdhi në minutën e 48 nga Torres.
Ndërsa për klubin katalanas shënuan: Lionel Messi (12’, 61’), Andres Gomes (30’, 56’), Paco Alcacer (64’, 86’) dhe Javier Mascherano (67).
Deportivo La Coruna- Real Madrid
Një tjetër ndeshje e rëndësishme e La Ligës ishte dhe ajo e Deportivos kundër Realit e cila u mbyll me rezultatin 2-6.
Në këtë ndeshje ka munguar Christiano Ronaldo, por duket se mungesa e tij nuk është ndjerë pasi shokët e tij të skuadrës e kryen shumë mirë detyrën.
Goli i parë nuk ka vonuar të vijë për Realin pasi Morata ka shënuar pa nisur loja akoma, që në minutën e parë.
Brenda pjesës së parë janë shënuar katër gola, 3 për Realin dhe 1 për Deportivon.
Pavarësisht tentativave të Deportivos për të ndryshuar rezultatin në favor të saj Reali ka fituar me një rezultat të thellë dhe përgjigjia e dytë e Deportiovos
ka ardhur në minutën e 84 me Joselu, por 3 minuta më vonë Casemiro shënon golin e gjashtë dhe përfundimtarin e kësaj ndeshje plot gola dhe emocione.
Barcelona vazhdon të mbajë kryesimin e grupit me golavarazh por Reali ka favorin se ka një ndeshje më shumë për të luajtur dhe sfida për titull mbetet e hapur.
Të dyja skuadrat kanë nga 68 pikë dhe janë shumë pikë larg vendit të tretë.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com