Barcelona mbyll me barazim një vit për t'u harruar, fitojnë Manchester United e Arsenal (VIDEO-Golat)

2020-ta ishte një vit për t’u harruar për Barcelonën dhe u mbyll edhe në mënyrën më të keqe. Katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Eibar dhe zhgënjyen sërish duke rrezikuar të shkojnë minus 10 pikë nga kreu. Në mungesë të Messit ishte Braithëaite që mori përsipër të godiste penalltinë dhe gaboi ndërsa miqtë e Eibar kaluan në avantazh me golin e Kike ndërsa ai që barazoi për djemtë e Koeman ishte Dembele. Sot zbresin në fushë për të mbyllur vitin ekipet madrilene që kryesojnë La Ligan. Atletico pret Getafen ndërsa Real luan në transfertë ndaj Elche.

Në Premier League, Manchester United ngjitet forcë e dytë në renditje vetëm dy pikë larg Liverpool-it. “Djajtë e kuq” fituan vetëm në kohën shtesë ndaj Ëolves 1-0 me golin e Marcus Rashford. Sot zbret në fushë Liverpool kryesues ndaj Newcastle dhe Tottenham pret Fulham.

Ndërkaq Arsenali duket se është “shëruar” pasi siguroi fitoren e dytë radhazi në kampionat duke mposhtur në javën e 16-të Brighton 1-0 me golin e Lacazette. /Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm