Barcelona në çerekfinale, rikthim
sensacional i 'Zonjës së Vjetër'

Barcelona në çerekfinale, rikthim<br />sensacional i 'Zonjës së Vjetër'
Barcelona hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit pas fitores së pastër 0-2 në Angli përballë Arsenalit duke e nxjerrë nga gara, pasi ndeshja e kthimit zhvillohet në Spanjë. Katalanasit iu falën dy golave të Lionel Mesit në të 71’ dhe të 84’ me penallti duke qenë mjaft të fortë për anglezët.

Arsenali tentoi për t’u rikthyer në lojë për të hapur ndeshjen, por deri në fund spanjollët mbajtën të paprekur rrjetën duke pritur të qetë ndeshjen e kthimit që vështirë se do të ndryshonte gjë për ‘topçinjtë’ që detyrohen të pranojnë supermaricnë e Kampionëve në fuqi të Champions League edhe për këtë edicion.

Në Torino kishte gjithçka, gola spektakël dhe emocione deri në minutat e fundit. Juventusi rezultoi më i fortë sesa pritej për Bayernin, pasi e ndali në barazim 2-2. Gjermanët arritën që të shënonin dy herë me Muller dhe Roben duke krijuar idenë se gjithçka u mbyll, por ‘Zonja e Vjetër’ u rikthye fuqishëm duke besuar dhe barazuar rezultatin në 2-2 falë golave të Dybala dhe Sturaro. Barazimi gjë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit në Gjermani, por i avantazhuar është Bayern.

juve bayern

Redaksia online
(S,m/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të