Barcelona prezanton Coutinho:
Tani do të luaj me idhujt e mi

Barcelona prezanton Coutinho:<br />Tani do të luaj me idhujt e mi<br>
Barcelona ka prezantuar blerjen më të re brazilianin Philippe Coutinho i cili erdhi nga Liverpool për 160 mln euro.

Coutinho është prezantuar në stadiumin “Camp Nou” duke u shprehur: ”Për mua është një ëndërr të jem tek Barcelona pasi tani do të luaj së bashku me idhujt e mi dhe shpresoj të fitoj gjithçka. Leo Messi është një lojtar i madh dhe ndihem krenar që do luaj përkrah tij”, ka thënë Coutinho gjatë prezantimit. 

Braziliani u kërkua me ngulm edhe në merkaton e verës por tashmë kalimi i tij u bë realitet. Ai është i dëmtuar dhe nuk mund të debutojë në 20 ditët e ardhshme dhe po ashtu nuk mund të luajë as në Champions League.

Coutinho ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me kryesuesit e kampionatit spanjoll.

[gallery]25300[/gallery]

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal