Barcelona ka konfirmuar se Lamine Yamal ka mbyllur sezonin me klubin pas dëmtimit në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Klubi katalanas shton se si pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës 2026 me Spanjën. Turneu do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
"Testet e kësaj të enjteje kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë, Lamine Yamal, ka pësuar një dëmtim në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Lojtari do të ndjekë një plan trajtimi konservativ. Ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit të ligës, por pritet të jetë i disponueshëm për Kupën e Botës", bën me dije klubi katalanas në njoftim.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Yamal i jep fitoren Barcelonës dhe mbyll sezonin i dëmtuar, titulli i La Ligas më pranë! Atl. Madridi humbet sërish, gabon edhe Sociedadi






