Barcelona-Real Madrid, “El Clasico”
që luan nderin dhe titullin kampion

Barcelona-Real Madrid, “El Clasico”<br />që luan nderin dhe titullin kampion
Nesër në orën 21:00 në “Kamp Nou” do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll të futbollit, “El Clasico”. Super sfida që mbart brenda shumë histori dhe urrejtje, parashikohet të ketë një audiencë mbi 500 milionë shikues në të gjithë botën. Interesi më i madh është përqendruar në Europë, por një fakt interesat është që në SHBA vitet e fundit ka ardhur gjithmonë në rritje.

Sfida i gjen dy ekipet në momente të ndryshme, e ndërsa Reali ndodhet në krizë përsa i përket rezultateve dhe lojës, e kundërta është në kampin katalanas. Treshja Mesi-Neymar dhe Suarez janë në super formë, por Reali ndihet më i sigurt me rikthimin e Ramosit në mbrojtje dhe Modricit në mesfushë që i jep më shumë frymëmarrje sulmit.

Sfida edhe pse mohohet nga dy trajnerët, është vendimtare për titullin, pasi në rast se Barcelona do të fitonte do të shkëputej +4 pikë, barazimi do të linte gjithçka të hapur, ndërsa fitorja e Realit zbret Barcelonën në vendin e dytë me 2 pikë më pak.

Deklaratat
Gjendja në kampin madrilen nuk është më e mira e mundshme, por trajneri Anceloti përpiqet që të ngrejë moralin e ekipit dhe atmosferën. “Te jesh favorit apo jo kjo varet nga ecuria e ndeshjeve. Tani Barcelona është favorite pasi kohët e fundit ka pasur një ecuri më të mirë të ndeshjeve.

Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Me fitoren ne mund ta udhëheqim kampionatin përsëri. Kjo është mundësia jonë. “El Classico” është një ndeshje shumë e rëndësishme për imazhin e klubit, por jo vendimtare për titullin. Çelësi i fitores është mbrojtja dhe sulmi i përkryer. Ne kemi nevojë për personalitetin dhe karakterin ta imponojmë lojën tonë. Përsa i përket Ronaldos ndodhet në gjendje të mirë. Ndërsa përsa i përket të ardhmes sime, nuk ka te bej fare me ndeshjen neser” tha ai.

Tekniku i Barcelonës e njeh mjaft mirë motivimin e kundërshtarit, pasi për disa vite ka qenë pjesë e Realit. Aktualisht Enrike i trembet më shumë se kujtdo te Reali, treshes “BBC” pasi sipas tij mund të zgjidhin ndeshjen në cdo moment. “Secili prej tyre është në gjendje të zgjidh një ndeshje edhe duke mos qenë në formën më të mirë. Ata janë 3 lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tyre” u shpreh katalanasi.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni