Barcelona thyen tabunë "Anoeta"
fiton me përmbysje ndaj Sociedad

Barcelona thyen tabunë fiton me përmbysje ndaj Sociedad
">
Barcelona thyen tabunë "Anoeta" duke mundur Real Sociedad 4 me 2 pas thuajse 7 vitesh në shtëpinë e tij dhe vijon të jetë e pandalshme duke kryesuar me 51 pikë.

Katalanasit tashmë shkojnë në plus 19 pikë nga rivalët e perjetshëm Real Madrid dhe rruga drejt titullit bëhet akoma edhe më e thjeshtë. Barcelona vërtetë fitoi ndaj Sociedad por vuajti, dhe jo pak madje. Vendasit e mbyllën pjesën e parë me një avantazh të dyfishtë falë golave të Eilliam Jose në minutën e 11 dhe Juanmi më të 34.

Më pas në fraksionin e dytë shpërthen Luis Suarez që i jep fitoren kryesuesve të La Ligas. Fillimisht uruguajani shërben një top për brazilianin Paulinho që shënon golin e parë për Barcelonën. Më pas shënon vetë dy supergola në minutat 50 dhe 71 duke u kthyer sërish në vrasës përpara portës kundërshtare.

Ai që mbyll llogaritë është Leo Messi që 5 minuta nga fundi shënon direkt nga goditja e dënimit. Barcelona fiton në transfertë ndaj Real Sociedad 4 me 2 dhe mbetet e vetmja skuadër e pamposhtur në ligat e rëndësishme europiane.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës