Barcelonë, rrethohet “Sagrada
Familia”, aksion anti-terrorizëm

Barcelonë, rrethohet “Sagrada<br />Familia”, aksion anti-terrorizëm
Agjentë të anti-terrorizmit kanë rrethuar mbrëmjen e sotme katedralen “Sagrada Familia” në Barcelonë nën kuadrin e një operacioni anti-terrorist.

Policia ka mbyllur të gjitha rrugët rreth katedrales dhe ka udhëzuar qytetarët që të shmangin këto rrugë, ndërsa shërbimi i transportit publik është urdhëruar të mos ndalojë nëpër stacionet në këtë zonë.

Zhvillimet minutë pas minute
Ora 21:45 Alarm i rremë, në fugon nuk kishte lëndë eksplozive
Autoritetet vendase në Barcelonë kanë bërë të ditur se brenda fugonit për të cilin kishin kaluar në gjendje alarmi, nuk janë gjetur lëndë eksplozive, ndërkohë kanë shtuar se u gjetën lëndë të rrezikshme, por nuk specifikuan se çfarë lëndësh ishin.

Ora 21:26 Autoritetet këshillojnë qytetarët: Jini vigjilentë
Autoritetet vendase i kanë bërë thirrje banorëve që banojnë në këtë zonë, të mos largohen nga shtëpia dhe të tregohen vigjilent ndaj këshillave që zyrtarëve të policisë.

Ora 21:17 Forca të shumta policie në vendngjarje
Forca të shumta të anti-terrorizmit ndodhen në vendngjarje,ndërsa mediat vendase raportojnë se shkak për këto masa është bërë një fugon i cili është parkuar pranë katedrales.

Behet e ditur se për të kontrolluar fugonin e parkuar pranë katedrales janë aktivizuar shërbimet eksperte për eksplozivë.

 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza