Barcelonë/Terroristi para gjykatës:
Ishte planifikuar sulm më i madh

Barcelonë/Terroristi para gjykatës:<br />Ishte planifikuar sulm më i madh
Një nga të dyshuarit për sulmet në Barcelonë ka pranuar sot para togave të zeza se një sulm më i madh ishte planifikuar, raporton BBC duke iu referuar burimeve gjyqësore.

Mohamed Houli Chemlal dëshmoi sot, në Gjykatën e Lartë të Madridit, së bashku me tre dyshuarit e tjerë të akuzuar si anëtarë të celulës terroriste përgjegjëse për sulmet në Katalonjë.

Ai u paraqit i pari në gjykatë, i veshur me pizhame spitali.

Mohamed Houli Chemlal është ende nën trajtim mjekësor për plagët e tij, pasi u lëndua në shpërthimin në Alcanar një natë para sulmit të furgonit në bulevardin Las Ramblas të Barcelonës.

Mohamed u plagos gjatë shpërthimit të një banese në qytetin Alcanar të mërkurën e javës që lamë pas.

Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në një seri sulmesh në Barcelonë dhe përreth saj.

Tetë anëtarë të dyshuar si pjesë e celulës terroriste kanë vdekur, dy u vranë në shpërthimin Alcanar, dhe gjashtë u qëlluan më pas nga policia.

I dyshuari i fundit u vra në një vresht në perëndim të Barcelonës të hënën.

Të dyshuarit e mbijetuar u zhvendosën nën masa të larta sigurie nga Barcelona në Madrid për seancën e së martës.

Pritet që terrorizmi, vrasja dhe zotërimi i armëve të jenë ndër akuzat e ngritura ndaj të dyshuarve.

Të dyshuarit e tjerë të mbijetuar në gjykatë janë:

Gjyqtari do të vendosë nëse do t’i mbajë të dyshuarit në paraburgim dhe do të refuzojë garancinë, siç kërkohet nga prokurori.

terroristet
(Katër të dyshuarit në gjykatë: Mohammed Aallaa, Mohamed Houli Chemlal, Sahal al-Karib dhe Driss Oukabir)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete