Barcelonë, treni del nga binarët
të paktën 48 të plagosu

Të paktën 48 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenit hekurudhor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Barcelonë të  Spanjës.

5 prej të plagosurve mësohet se janë të gjendje kritike për jetën

Mediat vendase raportojnë se një tren i cili vinte nga Sant Vicens de Calders nuk mundi të frenonte dhe për pasojë përfundoi jashtë binarëve në afërsi të stacionit  Francisa.

Pjesa më e madhe e të plagosurve raportojnë mediat gjendeshin në pjesën e përparme të trenit. Shumë prej tyre gjendeshin në këmbë gati për të lënë trenin teksa ky u fundit doli nga binarët.

Si pasojë e tronditjes pasagjerët u rrëzuan duke pësuar edhe lëndime.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e ndihmës së shpejtë, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

[gallery]23264[/gallery]
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas