Bardheblutë lënë pas Partizanin, Orges Shehi: Kjo java e Tiranës, kishim 5 mungesa
Orges Shehi, trajneri i Tiranës

Tirana fitoi 4-0 me Kastriotin për javën e 13-të në Superligës. Në "Air Albania" djemtë e Orges Shehit morën tri pikë të rëndësishme që e dërgojnë ekipin bardheblu në vendin e parë me 25 pikë, dy më shumë se Partizani ndjekës që u ndal 3-3 me Erzenin. Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Tiranës, Orges Shehi. Durrsaku duket i kënaqur nga goleada dhe paraqitja e emrave të rinj që morën minuta për shkak të 5 mungesave.
“E rëndësishme është fitorja, aq më mirë që vjen me goleadë. Është një fitore që na kënaq. U munduam që të ruajmë lojtarë në pjesën e dytë, që të mos konsumonim energji, pasi ndeshjet janë shumë afër.
Java e Tiranës? Kur luan i fundit presioni është më i madh, sepse di edhe rezultatet e rivalëve. Ndoshta edhe ndalesa e rivalëve na dha një shtesë që të kërkonim me ngulm fitoren. Kishim probleme me mungesat. 5 lojtarë nuk ishin të gatshëm dhe aktivizuam lojtarë të rinj që premtojnë. Për të alternuar dhe për t'u dhënë mundësinë këtyre lojtarëve të rinj që të jenë pjesë e grupit.
U japim një sinjal lojtarëve që mund të jenë pjesë e skuadrës. Kastrioti i dobët? Unë vlerësoj skuadrën time për grintën, agresivitetin, sidomos në pjesën e parë. Pasi detyruam edhe kundërshtarët që të gabojnë”, tha Shehi.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tirana 'poker' Kastriotit për kreun e Superligës, bardheblutë detyrojnë Çelën të dorëhiqet nga krutanët! Egnatia fiton në Shkodër dhe lë pas Vllazninë, Latifi gabon penalltinë
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klasikja pa gola, Shkëmbi për Report TV: I kënaqur me 1 pikë! Trajneri i Vllaznisë: Ishim pafat
12 Mars, 16:18
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Klasike jetike për Tiranën, trajneri Shkëmbi: Shpresoj që fati mos të jetë sërish me Vllazninë! Të martën edhe 2 sfida të tjera
10 Mars, 16:40
-
Hidhet shorti, mësohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë! Flasin protagonistët
7 Mars, 09:47
-
Vllaznia thellon krizën e Partizanit, Egnatia mposht Dinamon dhe kryeson Superligën! Sylvinho në Rrogozhinë
6 Mars, 08:31
-
‘Final 4’ zbret sot në fushë, agjenda e raundit të 28-të në Superligë
5 Mars, 08:44
-
Tre humbje radhazi dhe udhëtimi në Shkodër, Abilaliaj: Luajmë çdo 3 ditë, Partizani do kohë të përshtatet
4 Mars, 14:42
-
Partizani në krizë, Brdaric kërkon rikthimin te fitorja: Të përfitojmë nga situata, objektivi i Vllaznisë tri pikët
4 Mars, 12:55
-
Superliga/ Pikët e grumbulluara në fazën e tretë, Egnatia 'kampione'! Tirana dhe Partizani në 'pikë të hallit'
4 Mars, 10:52
-
Bilancet e javës së 27, Skënderbeu kap Tiranën! Partizani në krizë, Abilaliaj: Ndodhën shumë episode negative në fushë
3 Mars, 12:32
-
Dinamo e përmbys në derbi, Tirana prek fundin! Ndalet Egnatia, Teuta i merr pikë mbijetese
2 Mars, 19:59
-
Vora siguron zonën e promovimit, dorëhiqet trajneri i Kukësit! Erzeni rrezikon mbijetesën, tre ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë
1 Mars, 16:40