Akademia e Futbollit Elbasani (AF Elbasani) po bën një sezon të shkëlqyer në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Të ndodhur tre pikë pas liderit Bylis, në Elbasan po kërkojnë të forcojnë ekipin.
Trajneri Nevil Dede ka piketuar edhe emrat që i duhen për vijimin e garës, sigurimin e një prej dy vendeve të para dhe ngjitjen në Superligë. Pasi bindën Ardit Hilën për t'u ritkhyer në vendlindje, duke lënë Tiranën, tanimë edhe Bruno Lulaj është në dëshirat e drejtuesve.
Mbrojtësi i Tiranës ka marrë minutazh të rëndësishëm këtë sezon dhe ende nuk e ka vendosur të ardhmen, por te AF Elbasani e kanë vendosur në plane për merkaton e janarit.
Pas Hilës që duket se mungon vetëm zyrtarizimi, AF Elbasani ka dëshira të reja për merkaton e janarit dhe sërish në "Market Tirana".