Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se 17 deputetë demokratë nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai tha se vendimi i kryesisë për të mbledhur Këshillin Kombëtar shkel statutin dhe kompetenca e sekretarit të përgjithshëm duke ua kaluar ato disa prej zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë.
“Të enjten u deklarua mbledhja e këshillit kombëtar në datë 20. E mbështeta menjëherë por nuk kisha njohur përmbajtjen konkrete të tij. Jam këtu të deklaroj se vendimi bie ndesh me statutin e PD-së. Vendimi i kryesisë i heq kompetencat e sekretarit të përgjithshëm duke ua kaluar zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë.
Sipas rregullores së këshillit, njoftimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar është kompetencë e sekretarit të përgjithshëm. Pas konsultimit me kolegët e grupit parlamentar, 17 anëtarë të grupit venosen mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar”-tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
PD e përçarë për zgjedhjen e kreut të ri, 17 deputetë bojkotojnë mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar! Bardhi: E paarsyeshme, shkel statutin e partisë











