Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po tendon të destabilizojë Gjykatën Kushtetuese me “lojën e vakancave’ që po bën së fumdi, përmes vënies në diskutim të mandateve të disa prej anëtarëve të saj.
Deputeti opozitar thekson me një postim në rrjetin social X se “kjo është përpjekje për kapjen dhe vendosjen nën kontroll të Gjykatës Kushtetuese”.
“Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për garantimin e shtetit të së drejtës. Prej kohësh ka një tendencë të mazhorancës socialiste për të mbajtur të destabilizuar Gjykatën Kushtetuese, përmes vënies në diskutim të mandatit të disa prej anëtarëve të saj. Kjo lojë që vazhdon tashmë prej muajsh, ndërkohë që Kushtetuta dhe ligji organik janë krejt të qartë: Përveç dy gjyqtarëve (Holta Zaçaj - 2025 dhe Sandër Beci - 2028), Kushtetuta dhe ligji kanë parashikuar një mandat të plotë 9-vjeçar për të gjithë gjyqtarët e tjerë kushtetues”, shprehet Bardhi.
Ai apelon që të mos vazhdohet kjo lojë nga ana e magjorancës dhe të lexohet ligji kushtetues ashtu siç duhet.
“Prandaj vazhdimi i kësaj loje dhe çdo lexim i ndryshëm i Kushtetutës dhe ligjit, është duke cenuar rëndë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqtarëve kushtetues. Kjo përbën një përpjekje të qartë për kapjen dhe vendosjen nën kontrollin politik të mazhorancës gardianin suprem të Kushtetutës, Gjykatën Kushtetuese. Dhe kjo padyshim është një atentat për asgjësimin e vetë Kushtetutës!”, përfundon Bardhi.
Bëhet fjalë për mandatin e anëtares Sonila Bejtja, të cilës i mbaron mandati më 25 Prill, teksa vetë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur dhe nuk është hapur gara.

Postimi i Gazment Bardhit në rrjetin X
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.9%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 1479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Berisha zhbëri primaret!’ Haklaj për Report Tv: Saliu u tall me demokratët, ‘Euroatlantikët e Bashës’ të vetmit që mbështesin SPAK
19 Mars, 18:06
-
Pas ftesës së Ramës, Berisha ‘josh’ Sulën: Vendi i tij është në PD! Lapaj është patericë e Edit! Mbron gjestin e turpshëm të Nokës në Kuvend
19 Mars, 12:50
-
Iu sekuestruan celularët, gazetari Elton Qyno në Kushtetuese! Kërkon asgjësimin e materialeve që SPAK i mori nga telefonat
19 Mars, 11:56
-
Adriatik Doçi: 'Kunata' e Belo Këlliçit regjizorja e Babale 3! Llagami-Bushka, shpresa e fundit e PD për të rrëzuar Ramën
19 Mars, 10:27
-
‘Qeveria përfaqëson mendimin e bandave’/ Valteri replikon me Logun: A i njeh bandat e Zenit ?
18 Mars, 22:20
-
‘Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta’/ Valteri për ‘Repolitix’: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’
18 Mars, 21:30
-
Më i votuari i primareve në listën e hapur të PD/ Alimehmeti: S’jam nga ata që emërohem nga kryetari! Rasti Sula? Për fitore, duhet të sakrifikojmë diçka nga vetja
18 Mars, 19:41
-
Zgjedhjet/ Meta reagon nga qelia pas shortit të KQZ për fletën e votimit: Gara starton me numrin 1, ‘Aleanca Madhështore’ del e para edhe më 11 maj
18 Mars, 11:05
-
Jorida Tabaku takime me diasporën për zgjedhjet e 11 majit: PD është alternativa për një Shqipëri më të mirë (VIDEO)
18 Mars, 10:29
-
FOTOLAJM/ Të gjithë të bezdisur nga Tritani në Gjirokastër
17 Mars, 22:15
-
FOTO-LAJM/ Aleatët 'madhështorë' të Berishës, Selami Jenishehri 'majë' biçikletës dhe me qese në kokë për t'u mbrojtur nga shiu, Kujtim Gjuzi në transport publik e kapele 'republike'
17 Mars, 14:43
-
Berisha e la në listat e hapura, Tabaku thirrje që të votohet dhe për të: Zgjidhje ndryshimi i sistemit, votoni PD dhe mua! Familjet shqiptare po vuajnë kostot ekonomike
17 Mars, 13:44