Gazment Bardhi shprehu dhe njëherë qëndrimin e 5 anëtarëve të PD në Këshillin e Mandateve duke kërkuar votimin pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut në Kuvend. Bardhi tha se avokatët e Ballukut ndihmuan dhe më shumë përparimin e kërkesës së SPAK duke pranuar se çështja në ngarkim të Ballukut konsiderohet ligjore dhe nuk ka pretendime për ndërhyrje politike.
“Me paratë që i ka vjedhur shqiptarëve, kërkon të blejë dëshmitarët, sesi kërcënohen me bukën e gojës dëshmitarët. Falënderoj kolegët e Partia Socialiste e Shqipërisë që me pyetjet e tyre menduan se po zhysnin në paqartësi prokurorinë. Konfirmuan se nuk bëhej fjalë vetëm për të pandehur, por janë dhe dëshmitarë që do të thirren nga SPAK, janë kontaktuar dhe janë intimiduar, përmes të fortëve, që prokuroria konfirmon nëse janë nën hetim dhe nga zyrtarët e lartë, pjesë e kabinetit të zv. kryeministres, duke i kërcënuar me shkarkim nga detyra. Avokatët e Belinda Balluku e ndihmuan këshillin që të merrte një vendim për miratimin e kërkesës. Ne mund të refuzojmë një kërkesë për heqjen e imunitetit për një deputet nëse çështja ka ngjyresa politike ose ndërhyrje politike, dhe avokatët e pyetur nga ne e konfirmuan që e konsiderojnë çështje ligjore dhe nuk kanë asnjë pretendim për ndërhyrje politike.
SPAK ka konfirmuar që hetimet kanë hyrë në një fazë intensive, që pritet të ketë sekuestrime të tjera të dokumenteve. Kundërshtuan edhe atë që tha kryeministri Edi Rama, që prokurorët i kanë marrë tani të gjitha provat. Prokurorët konfirmuan që kjo nuk është e vërtetë. Prokuroria konfirmoi që çështja që ndodhet në Kuvendi i Shqipërisë nuk ka lidhje me çështjen në Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Pasi po përpiqeshin, asnjëri prej tyre nuk merrte dot fjalën për të thënë kush ishte qëndrimi i prerë. Njëri prej tyre u bë burrë dhe e tha qëndrimin, Rama përmes 5 anëtarëve vendosi të pengojë drejtësinë. Ata nuk ishin të gatshëm të votonin pro. Prokuroria foli sot për një dëm të rëndë ekonomik që i është bërë buxhetit të shtetit, flitet për miliona euro”, tha Gazment Bardhi.
Lajmi kryesor:
Këshilli i Imunitetit/ SPAK do arrestimin e Ballukut: Të ‘fortët’ kërcënuan dëshmitarët, rrezikon deri në 35 vite burg! PS: Pezullimi i mjaftueshëm












