Bardhi del nga SPAK: Nuk bëhet fjalë për përgjim real! Ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky ECC

 

Gazment Bardhi doli nga SPAK dhe foli për mediat lidhur me ato që ai i quan shantazhe ndaj tij të ardhur në platformën Signal. Bardhi thotë se përgjimet ku del emri i Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, janë jo të vërteta, biseda të sajuara.

'E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën singal. Dua të qartësoj se ka media që edhe sot janë pjesë e skemës sepse i paraqesin të dhënat në dy procesverbale. Nuk bëhet fjalë për përgjim real. Janë prodhuar për qëllime kriminale. Ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Menjëherë sapo u njoha me to vura në dijeni SPAK, ka të bëjë edhe me kredibilitetin e SPAK dhe me faktin që individë të caktuar përdorin të dhëna që administrohen nga kjo prokuror me përmbajtje të rreme. E konfirmuar që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky. Po mbledh të dhënat edhe për mediat që i pasqyrojnë si të vërteta se po bëhen pjesë e skemë shantazhuese e deputetëve të Kuvendit.'


Lajmi kryesor:

‘Ervis Martinaj 100 mijë euro për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën deputetit! Bardhi dorëzon për kqyrje telefonin: Duan të më shantazhojnë


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Tensione te Komisioni i Etikës, Flamur Noka i shkul mikrofonin Bushkës

VIDEO/ Tensione te Komisioni i Etikës, Flamur Noka i shkul mikrofonin Bushkës