Gazment Bardhi ka depozituar në Kuvend një projektligj për të rritur pensionin minimal deri në masën 300 euro në vitin 2029.
Përmes kësaj nisme, Bardhi thotë se synohet trajtimi dinjitoz i pensionistëve, si tregues i një shoqërie të emancipuar.
“Ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme me qëllim që në 2029 të mos ketë pensione më të ulëta se 300 euro. Qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare në rast se shpenzimet nuk shkojnë për lukse zyrash e tenderë që pasurojnë oligarkët” sqarohet në kërkesën e Bardhit.
Kjo është nisma e parë që Bardhi depoziton që pas kthimit në normalitet të Kuvendit.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)