E turpshme/ Bardhi e Noka përplasen ashpër me Açkën e Bakiun në komision, shkulin mikrofonin: Basha zagar! Po i shërbeni Ramës (VIDEO)

Flamur Noka nuk është i dhunshëm fizikisht e verbalisht vetëm me kolegët e tij deputetë të PS. Pas kaosit në Kuvend nisur në muajin Tetor, mbledhja e parë për  2024 e Komisionit të Medias ka rikthyer deputetët e të dyja palëve në tryezë, por  njëherësh edhe përplasjet. Edhe pse mbledhja drejtohej nga deputetja  PD-së Flutura Açka, Flamur Noka i Rithemelimit dhe Gazment Bardhi nuk e kursyen atë, duke ia ndërprerë fjalën, shkulur mikrofonin dhe ndalur punimet e komisionit.

"Nuk e mbyll mikrofonin se nuk marr urdhra prej teje Gaz Bardhi" tha Açka

Por nëse deputeti Bardhi ishte i dhunshëm verbalisht, Flamur Noka shkuli me forcë mikrofonin e drejtueses së mbledhjes, e më pas ta dëmtonte pajisjen.

Deputeti Gazment Bardhi nuk kurseu as kolegen Merita Bakiu, e cila e cilësoi grupin e Rithemelimt palë me maxhorancën.

Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve dhe të të vijë turp që i shkon nga mbrapa.

Noka dhe Bardhi kishin vendosur edhe zhurmues në sallë. Mbledhja zgjati vetëm pak minuta e më pas nuk vonuan reagimet e protagonistëve të sherrit, Flutura Açkës, Gazment Bardhit por dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.  

Basha i cilësoi të turpshme veprimet e Nokës dhe Bardhit 

“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë” shkruan Basha përmes një postimi në X

Vetë Flutura Açka në një deklaratë për mediat pas përplasjes me Nokën e Bardhin tha se kjo formë e të bërit opozitë duke shkaktuar kaos në Kuvend nuk i ka nxjerrë në dritë.

Ka disa muaj që ne nuk e themi dot fjalën si opozitë. Sot përballem me një përplasje me kolegët e mi që mendojnë se ne duhet ta mbajmë në kaos parlamentin

Edhe Anëtarja e Krysisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi reagoi ndaj dhunës së Flamur Nokës, duke e cilësuar atë, akt për për halle personale . Në rend të ditës së komisionit ishte miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të datave 18 dhe 19 dhjetor 2023 dhe diskutimi dhe miratimi i kalendarit të punës së Komisionit për periudhën 15 janar- 2 shkurt 2024.

 

Mikrofonat e demtuar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
‘Burrecër, tip goresh’, Bejko reagon ashpër ndaj Bardhit dhe Nokës pas përplasjes me Açkën: Jo kushdo që vesh kostum e kravatë është burrë

1699904101_rolandbejko.jpg

Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka reaguar ashpër për zhvillimet e ditës së sotme, në komisionin për Median, ku deputetët Gazment Bardhi e Flamur Noka u përplasën ashpër me deputeten Flutura Açka, të cilës i shkulën edhe mikrofonin për të mos e lënë të fliste.

Bejko u shpreh ashpër, duke i cilësuar Bardhin dhe Nokën si ‘burreca’ ndërsa Açkën si të patrembur.

Reagimi i plotë:

Pse, i quani burra ju ata?!

Jo kushdo që vesh një kostum e kravatë burrash është burrë.

Burrë të bën tjetër gjë, jo pamja, jo veshja, as trashja me mundim e zërit të hollë e të përdredhur...

Burrat  janë pak, burrecër tip gorresh, i ke me shumicë në parlament.

Unë pashë aty ulur një shqiponjë që syri nuk ia bënte tërr edhe pse çukitej nga dy sora e një korb i zi.

Ju paskeni parë burra?!

Për burrin e keq, të pabesë e dredharak, shqiptarët kanë një fjalë....

Ora 18:59
Përplasja e ashpër mes Bardhit dhe Nokës me Flutura Açkën, ambasadori holandez: Skena të papranueshme!

1705514872_reinoutvos.PNG

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka reaguar për përplasjen e ashpër sot mes deputetëve Gazment Bardhi e Flamur Noka me deputeten Flutura Açka në mbledhjen e Komisionit për Median.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social ‘X’, Vos i cilësoi skena të prapranueshme përplasjet mes deputetëve dhe tha se nuk do t’i postonte imazhet.

“Skena e papranueshme sot në parlament. Unë nuk do t'i tregoj imazhet”- shkruan ambasadori holandez.

 

Ora 14:05
'Bardhi e Noka i kaluan caqet...' Nikolla reagon ndaj përplasjeve me Flutura Açkën: Sulm më tepër se shkelje e rregullores dhe e etikës

‘Një sulm më tepër se shkelje e rregullores dhe e etikës’ e quajti kryetarja e Kuvendit sulmin e deputetëve Flamur Noka dhe Gazment Bardhi ndaj kreytares së komisionit të medias Flutura Açka.

Në një reagim Lindita Nikolla thotë se Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dënon sjelljen e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka ndaj Kryetares së Komisionit të Medias, znj. Flutura Açka.

“Dënoj ashpërsisht ngjarjen shumë të rëndë që ndodhi sot në Komisionin e Medias të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jo vetëm penguan me dhunë zhvillimin e mbledhjes së Komisionit, por fyen rëndë Kryetaren e Komisionit, deputeten e nderuar Flutura Açka.

Ky sulm i paprecendent ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.

Në një kohë kur Kuvendi është duke punuar për ashpërsimin e  legjislacionit kundër dhunës ndaj grave, në  mjediset e tij, në një sallë mbledhjesh ku duhet të zhvillohet debat për ligjet dhe prej nga duhet të rrezatohet edukatë dhe qytetari, në sy të kolegëve, medias dhe gjithë qytetarëve, dy deputetë ushtrojnë dhunë ndaj një kolegeje të tyre, deputete dhe Kryetare Komisioni. Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media.”

Ora 13:24
Bardhi reagon pas përplasjes me Açkën: Basha po përdor si fasadë deputetet e PD, vetë rri në shtëpi dhe kujdeset të shtojë katet në kulla

Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas përplasjes së tij me Flutura Açkën. Bardhi thotë se kolegët e opozitës po përpiqen të krijojnë një normalitet të rremë në Kuvend, ndërsa nuk ka lënë pa shigjetuar as Lulzim Bashën.

Sipas tij, Basha po përdor si fasadë deputetet gra të PD-së, ndërkohë që vetë rri në shtëpi dhe kujdeset që të shtojë katet në kulla. 

"Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij", tuhet në deklaratë. 

Ora 12:06
Anëtarja e Kryesisë së PD mesazh Bardhit e Nokës: Hallet tuaja mos i zgjidhni në kurriz të grave demokrate, e patolerushme dhuna që ushtruat

1705486054_noka.jpg

Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi ka reaguar pas përplasjes së Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit në Komisionin për Mediat. Jupi shkruan se kjo dhunë është e patolerueshme ndërsa shton se hallet e tyre nuk duhet t’i zgjidhin në kurriz të grave demokrate.

"E patolerueshme dhuna që ushtrohet live nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj Kryetares së Komisionit të Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Zj. Flutura Açka. E rëndë të ngulmosh në dhunë, e papranueshme ta përsëritësh dhe ta kërkosh dhunën me vetëdije.

Dhuna nuk zgjidh asnjë konflikt politik apo social. Dhuna thjesht krijon probleme të tjera më të ndërlikuara. Të ndalet dhuna dhe akuzat ndaj deputeteve të Partisë Demokratike në Komisionin e Medias. Hallet personale mos i zgjidhni në kurriz të zonjave demokrate", shkruan ajo. 

Ora 12:02
'Bardhi e Noka burrecë të vegjël, Turp!' Basha reagon pas përplasjes me Açkën në Komisionin e Medias

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me tensionet e ndodhura sot në komisionin e medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe me Merita Bakiun.

“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë” shkruan Basha përmes një postimi në twitter.

Ora 11:59
Açka pas përplasjes me Bardhin dhe Nokën: Kaosi në Kuvend s’na ka nxjerrë në dritë, Komisionet Hetimore detyrim kushtetues

 

Deputetja demokrate Flutura Açka në një deklaratë për mediat pas përplasjes me Nokën e Bardhin në Komisionin e Medias tha se kjo formë e të bërit opozitë duke shkaktuar kaos në Kuvend nuk i ka nxjerrë në dritë.

Ndërkohë e pyetur nga gazetarët për Komisionet Hetimore, tha se janë detyrim kushtetues dhe se nuk e ka mohuar asnjëherë të drejtën e opozitës për të kërkuar ngritjen e tyre.

Nuk e di nëse i keni vëzhguar letrat në disa prej tyre kam dhënë firmë. Unë jam pjesë e opozitës, po e përsëris sot s’ka asnjë dyshim në të drejtën e opozitës për komisionet hetimore. Janë detyrim kushtetuese, por më vjen keq që për shkak të këtij konfuzioni kemi përkeqësuar klimën, shpresoj që presidenti ta kthejë ligjin.

Unë nuk kam ardhur në parlament të përplasem me asnjë koleg i jam bashkuar kësaj proteste. Por ka një moment që e kam kuptuar se kjo formë e të bërit opozitë nuk na ka nxjerrë shumë të dritë. Është më mirë të themi fjalën sesa të bëjmë zhurmë.

Ka kohë që i ashtuquajtur grupi parlamentar me drejtimin e Bardhit na kanë fyer dhe sulmuar, janë në themel të pavërteta. Jam në betejë opozitare, për mua duhet të flasim.

Ora 11:56
E deleguar nga Basha për drejtimin e grupit parlamentar të PD-së, Açka: E pengon Nikolla për interesa të mazhorancës

 

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka e deleguar nga kryetari Lulzim Basha për drejtimin e grupit parlamentar, tha se kryeparlamentarja Lindita Nikolla po e mban peng për interesa të mazhorancës.

‘Drejtimi i grupit parlamentar pengohet nga Nikolla. Nuk ja jep grupit parlamentar të drejtën e tij për të dialoguar. Grupi parlamentar i takon Partisë Demokratike zyrtare. Ata janë deputetë të PD-së të regjistruar nën firmën e Bashës. Nuk kam autoritetin të hy në firmën e kolegëve të mi, ata janë deputetë më firmën e Bashës.’- tha Açka.

Ora 11:50
Përplasja me Bardhin e Nokën, Açka: Keqardhje e madhe, Bardhi t’i drejtohet SPAK për aludimet e tij

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka dalë në një konferencë për mediat pas përplasjes me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën në Komision, ku këta dy të fundit nuk e lejuan të zhvillojë mbledhjen u përplasën ashpër.

Açka tha se parlamenti ka dalë jashtë funksioni dhe mbledhjen e Komisionit të Medias fizikisht thotë se pa si një gjest që ta nisin vitin mbarë. Për Açkën, përplasje me kolegët e saj nuk është një gjest i mirë, ndërsa aludimeve të Bardhit i ktheu përgjigje duke i thënë që mund t’i drejtohet SPAK.

“Parlamenti ka dalë nga aksi është jo funksional, e mendova si një gjest të parë, ta fillojmë këtë vit mbarë. Ka disa muaj që ne nuk e themi dot fjalën si opozitë. Ne kemi bërë beteja të mëdha në komision për media që drejtoj unë, sidomos ligji për Butrintin, që presim nga dita në ditë të marrim një përgjigje pozitive në të mirë të trashëgimisë kulturor. Sot përballem me një përplasje me kolegët e mi që mendojnë se ne duhet ta mbajmë në kaos parlamentin, e shih si një detyrë jo të mirë dhe jashtë detyrës sime dhe mos t’i tregoj qytetarëve shqiptarë se ku e ka plagën kjo qeveri. Kjo ka qenë arsyeja që kam vendosur si kryetare që këtë sesion ta japim me mbledhje fizike dhe të bëjmë opozitë po aq të ndershme sa opozita në formë proteste. Kam keqardhje të madhe, është një përplasje që lidhet me kolegët tanë. E kam për aludimet e hapura, i bëj thirrje Bardhit dhe kujtdo tjetrit që mendon në raport me mua dhe kolegët e tjerë ti drejtohen SPAK, çfarëdo iluzioni që mund t’i drejtohet opinionit publik që në të shumtën e herës cilësohen si retorikë politike, janë shumë të dëmshme në kampin opozitar. Kam keqardhje të madhe që nuk u përfshiva dot në buxhetin katastrofik. Shqiptarët nuk e morën vesh kurrë se çfarë buxheti katastriofik ka për arsimin dhe kulturën”, tha Açka.

Ora 11:32
Gazment Bardhi sulmon Bashën e përplaset me deputeten e PD: Të të vijë turp! I shkon prapa zagarit që ka shitur interesat e demokratëve (Debati i plote)

Tensionet në komisionin e medias kanë vijuar dhe më pas kur Gazment Bardhi është përplasur ashpër me deputeten Merita Bakiu e cila po i dilte në krah Açkës.

 Bardhi: Ngre zërin për komisione hetimore boll

Bakiu: Turp t’ju vijë nuk I shërbej unë Edi Ramës.

Noka: Jeni me Edi Ramën

Bakiu: Ju shkoni ndani pazaret jo ne

Bardhi: Pazaret i ka nda kush I ka nda, ai që I shkon prapa. Ka blerë atë që I shkon ti prapa.

Bakiu: Asnjë nuk i shkon prapa. Ne jemi demokratë të ndershëm

Bardhi: Pazaret i ka bërë ai kryetari jot, shefi jot. Nuk po të ofendon askush. O Merita do push tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa. Një zagari që i shkon nga prapa.
Bakiu: Nuk kemi gjë me ty. Je me PD. 

Ora 11:08
'Nuk marr urdhra nga ti! Po i shërben Ramës!' Debati i plotë në komisionin e Medias Bardhi - Noka - Açka

Lufta brenda Partisë Demokratike është zhvendosur ditën e sotme në Komisionin e Medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe me Merita Bakiun.

Ata kanë kërkuar të mbyllet komisioni duke iu bashkuar në këtë mënyrë kauzës së tyre për të plotësuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore.

Debati i plotë

Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar..

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve.

Gazment Bardhi: Fike mikrofonin Flutura. Ngri zërin për të drejtat e opozitës...

Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar...

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve...

Flutura Açka: Kjo është mbledhja e parë e sesionit 2024. I uroj një vit të mbarë. Jemi të detyruar kolegë … Më lër...

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë.

Flutura Açka: Ulu të flasim bashkë për këtë çështje.

Gazment Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore dhe të drejtat e opozitës...

Flutura Açka:Më lër, ulu ta drejtojmë bashkë. E të flasim dhe për këto çështje...

Gazment Bardhi: Nuk ulem.

Flutura Açka: Ulu flasim bashkë. 

Flutura Açka: Ju e dini shumë mirë që makinacioni i fundit të qeverisë për të miksuar Ekonominë me Kulturën....

Gazment Bardhi: Flutura mbylle Komisionin.

Socialistet: O Flamur ca je duke bërë, me një grua do merresh

Flutura Açka: Nuk e ndërpres se nuk marr urdhra prej teje Gaz Bardhi!

Noka: Je me votat tona këtu.

Noka: Je duke i shërbyer Edi Ramës.

Noka: Po i shërben Edi Ramës, turp.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2024 01:36

    Duhet mbajtur garda dhe ne komisione,jo vetem ne seanca kuvendi!

    Përgjigju
  • ZZZ: 17/01/2024 23:10

    Ky rast tregon fytyren e vertete te atyre qe pretendojne se jane e udheheqin demokratet.Partia demokratike ka lindur me te meta,eshte semure rruges dhe ne fund vdiq.Partia Demokratike , si ajo e Berishes , si aja e Bashes dhe si ajo e Bardhit, nuk mund te quhen me demokratike.Demokratet dhe simptizantet e PD,qe jane me shumice ,eshte e domosdoshme , qe te fitojne,dhe fitorja e tyre eshte te dalin hapur kunder ketyre personave e miqeve te tyre dhe te formojne partine e vertete.E keqja me e madhe ,sot per sot , per shoqerine shqiptare jane keto grupime.Me veprimet fashiste qe perdorin,lejojne qeverine te udheheqi sipas deshires saje.

    Përgjigju
  • Frangu: 17/01/2024 21:38

    Me ç'pamë, dhuna e Gasment Bardhit nuk ishte aspak "verbale": pamë një individ të ndërkryer që i bërtiste në vesh e që i tundte, kërcënueshëm, gishtin tregues Açkës mu para syve... Kjo e Bardhit ishte dhunë fizike.

    Përgjigju
  • niku: 17/01/2024 18:07

    po pse mor cuna nuk hapni nje parti te re?

    Përgjigju
  • lume: 17/01/2024 17:55

    c'keni me acken o maloke te poshter,,asaj i ka vdekur dhe djali...

    Përgjigju
  • Tiku: 17/01/2024 17:40

    O Flutura,po futja atij Gaz Bardhes me mikeofon mu ne koke o merhume. Ben dhe ai Gei si burr.. ai la nam eshte bere baraolete ne Tirane. I hapi syte Basha

    Përgjigju
  • Monalike: 17/01/2024 15:33

    Po Rames mir i beni edhenja20vjet akoma sa me shume hani kokat ju me njeri tjetrin aq me shume do ri Rama Behuni sarioz dhe zini ment se per ndryshe do mbeteni posht ballkonit te plakut mere me mir aty rini se nuk hyni ne pun e asnjerit as per te lar banjet

    Përgjigju
  • Fshati: 17/01/2024 12:34

    Duhet ngritur zëri për opozitën. 1. Opozita ka të drejtë të pellase sa herë de dojë 2. Zgjedhjet kur nuk i fiton opozita duhet të përsëriten. 3. Grupet e armatosura për mbrojtjen e votës na i paskan shërbyer qeverisë. 4. Karriget që nuk i shërbejnë opozitës Duhet te digjen e shumë të tjera. Me hollë këta gjëra i shpjegon vetëm kryetari i opozitës. Sa ta ndajnë ke kanë kryetar, Metën,Berishen, Bashen, Bardhin, Noken, Kelliçin, apo ndonjë tjetër dallkauk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës