Bardhi e akuzoi se ka përfituar dy kate te ‘Lion Residence’, Lulzim Basha çon projektligjin në Kuvend: Deputetët që shpifin të dënohen deri në 2 vite burg

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend një projektligj, përmes së cilit kërkon ndryshime në Kodin Penal.

Konkretisht kryedemokrati Basha, kërkon që në nenin 120 të Kodit Penal, të shtohen edhe deputetët. Basha propozon që nëse një ligjvënës bën një deklaratë ndaj një deputeti, ky i fundit ka të drejtë të bëjë kallëzim në prokurori dhe nëse instancat e drejtësisë vërtetojnë që deklarata është shpifje, deputeti rrezikon nga gjobë deri në 2 vite burg.

"Kur, kjo vepër, kryhet nga të zgjedhurit, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit, në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo forme tjetër, përben kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.", thuhet në projektligjin e propozuar nga Basha.

Ky propozim i Lulzim Bashës vjen pas akuzave që Gazment Bardhi bëri ndaj tij, duke i thënë se ka përfituar dy kate në rezidencën ‘Lion’ të Tiranës. Kjo përplasje e ashpër e dy ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë ndodhi më 5 tetor në Kuvend, ndërsa Basha e akuzoi Bardhin se është bërë pjesë e aleancës së kullave Berisha-Rama.

Neni 120 i Kodit Penal

Ndryshimet e propozuara nga Basha

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/12/2023 02:36

    Me pare verteto para gjithe botes qe nuk i ke marre ato dy kate,pastaj padite Bardhin per shpifje.

    Përgjigju
  • Arben: 20/12/2023 10:43

    Ne burg kushdo qe shpif kunder forcave progresiste pro perendimore ne Shqiperi!

    Përgjigju
  • e drejta: 20/12/2023 09:15

    GAZMENDA DUHET TE ISHTE NE BURG PER VRASJEN E XHOVANIT NE ELBASAN....DHE JO VETEM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja