Bardhi e ‘dëboi’ në fund të Kuvendit, Basha: Natën ngre dolli me wiski për fundin e Berishës, ditën i serviloset! Skandalin me mbetjet e Kurum e çojmë në SPAK

TIRANË- Lulzim Basha i është rikthyer jetës poltike pas pushimeve, ndërsa në një konferencë për shtyp komentoi seancën e parë të sesionit të ri parlamentar edhe pse mungoi. Një mesazh e kishte në veçanti për ish-bashkëpunëtorin e tij Gazment Bardhi, i cili e ‘dëboi’ në fund të sallës. Ndonëse nuk e përmendi me emër, për Bashën kjo nuk tregon asgjë të re, përveçse betejën e Bardhit për të ruajtur karrigen.

Basha shkoi edhe më tej, ndërsa e sulmoi duke thënë se ditën i serviloset Berishës dhe natën ngre dolli me ëiski për fundin politik të kryetarit të PD.  

“Këtu ka rënë niveli i debatit politik, debat për karrige. Kjo është arsyeja madhore e divorcit, se ne këtë betejë se nisëm për karrige, por për ndryshim. Këtu s’ka asgjë të re dhe asgjë impresionuese, vazhdon sindroma e karrigeve, do përforcohet edhe më shumë sepse ata që sot i thonë sot PD, janë në dy grupe. Berisha me të tijët që e përdor si bunker për të mbrojtur veten e vet nga SPAK në Pazar me Ramën dhe grupi tjetër, janë një grup njerëz që për karrige e nisën dhe për karrige e vazhdojnë.

Ditën i kapin komplekset e natës. Natën vërshon ëiski, ngrenë dolli për fundin biologjik dhe politik të Berishës dhe me mendjen e tyre e shohin veten në radhë për ‘suksesion’. Ditën bëjnë gjeste servilzimi për t’i demonstruar besnikëri në funksion të karriges, se duan karrigen tani, duan karrigen dhe më pas. Këta janë njerëzit që ngritën kartonët për të liruar të korruptuarit e Ramës. Është vazhdimi i mjerimit të tyre”, tha Basha.

Në konferencën për mediat, Basha tha se juristët e këtij grupimi politik po shohin mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek SPAK.

"Ekipi ynë i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-im nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Duke hetuar të gjitha aspektet që mund të përbëjnë bazë për ta konsideruar këtë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal me aspekte korruptive të zyrtarëve të lartë që janë juridiksion i SPAK", vijoi Basha. 

Basha tha se alternativa e tyre do të jetë patjetër në zgjedhje dhe nëse Gjykata e lartë nuk do të dalë me një vendim për vulën do shihen dy mundësi, formacion i ri politik ose regjistrimi përmes partive aleate.

"Në një mënyrë apo një tjetër, me formacion të ri politik ose me një aleancë të partive ne do jemi alternativë e pranishme dhe konkurruese në zgjedhjet parlamentare", tha Basha. 

Ai përjashtoi çdo mundësi që të bëhet fraksion i PD së Berishës, duke thënë se një lëvizje e tillë nënkupton të jesh edhe fraksion i Ramës, teksa të dy i akuzon për marrëveshje. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
‘Formacion i ri ose aleancë me parti aleate’, Basha: Alternativa jonë do jetë në zgjedhjet e 2025

 

Në kushtet kur Lulzim Basha ka mbetur pa vulën e PD e ndërsa zgjedhjet po afrojnë, shumë pyetje ngrihen se si do të regjistrohet. Në një konferencë për gazetarët, Basha tha se alternativa  etyre do të jetë patjetër në zgjedhje dhe nëse Gjykata e lartë nuk do të dalë me një vendim për vulën do shihen dy mundësi, formacion i ri politik ose regjistrimi përmes partive aleate.

"Nuk është se e kemi mbajtur të fshehtë. Kemi thënë që do një rekurs të mos pranuar paktin Rama Berisha për të asgjësuar opozitën dhe për të krijuar një duopol, kemi dërguar rekursin në GJL. Presim që me hedhjen e shortit të caktohet trupa gjykuese. Do kërkojmë që ta marrë në shqyrtim pa vonesë. Ankim në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Nga ana politike s’na pengon, në çdo rast alternativa jonë demokratët euroatlantikë do jenë të pranishëm në zgjedhje bashkë me parti aleate. Të bashkohen në një vullnet të ri politik që refuzon duopolin Rama-Berisha, që ka si qëllim vazhdimin e qeverisjes së Shqipërisë për një mandat tjetër.  

Në një mënyrë apo një tjetër, me formacion të ri politik ose me një aleancë të partive ne do jemi alternativë e pranishme dhe konkurruese në zgjedhjet parlamentare", tha Basha. 

Ora 12:49
‘S’bëhem kurrë fraksion i Berishës’, Basha i përgjigjet Kreshnik Çollakut

 

Lulzim Basha i është përgjigjur deputetit të PD, Kreshnik Çollakut, i cili ka propozuar që mos të hapet parti e re pas përplasjeve për vulën, por basha të krijojë një fraksion brenda PD. Basha tha për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj se të nuk bëhet kurrë fraksion i Berishës, pasi tij kjo do të thotë të bëhesh edhe fraksion i Ramës.

“Të bëhesh fraksion i Berishës, do të thotë të behsh fraksion i fraksionit të Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë”, tha Basha.

Çollaku ka qenë një prej deputetëve që qëndroi krah Bashës në luftën për vulën e PD, por u rreshtua në grupin e Berishës pasi Apeli iu kaloi vulën e partisë.

Ora 12:26
Skandali i mbetjeve toksike të Kurum, Basha: Do e çojmë në SPAK

Lulzim Basha, ka folur për skandalin e mbetjeve toksike. Në konferencën për mediat, Basha tha se juristët e këtij grupimi politik po shohin mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek SPAK.

Ai tha se ajo që ka dalë është maja e ajsbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar. 

"Ekipi ynë i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-im nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Duke hetuar të gjitha aspektet që mund të përbëjnë bazë për ta konsideruar këtë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal me aspekte korruptive të zyrtarëve të lartë që janë juridiksion i SPAK. E keni parasysh se për çfarë bëhet fjalë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur që është maja e ajsbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar. Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshëm për pasojat e shëndetësore që kjo ka për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë", vijoi Basha. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Basha: 04/09/2024 15:14

    O luli po te kam thene blloko bulevardin se ate e ben mire ti se mos ta jep prap edi nja 3 muaj qeverin dhe je ne rregull, per te tjerat e ke kot

    Përgjigju
  • halla esma: 03/09/2024 17:07

    SHUME mire ben qe ngre dolline kunder berishes,metes,,durohen ata,,,bardhi nuk eshte kurve si ti,,,o basha,,,,qe i ke mbajtur k...in ne goje saliut per 12 vjet...apo harrove?????

    Përgjigju
  • Qytetari: 03/09/2024 12:40

    Nqs ti o Lul arrin te ndalosh komisionin Xhafa i cili ka per qellim te shpetoj si te ps edhe te pd nga Spak, atehere e ke te garantuar voten time por edhe te te gjithe shqiptareve qe nuk jane te shitur dhe e kane ende shpirtin e paster. Lejoni Spak te bej punen e vet dhe mos iu beni pengese. Kaq kerkojme nga ju.

    Përgjigju
  • Ndoca: 03/09/2024 12:40

    mos mor mos mor doli kllouni politik mor, smet kush pa ja bo kai memet kllounit mor. shife mor vehdin n pasqyr kur shkon n shpi mor shife kaiher

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë