Bardhi i përgjigjet Ballukut për mbetjet toksike: Porti i Durrësit han pa porta, ‘Torta Belinda’ kërkon ta lërë fajin jetim!

Bardhi i përgjigjet Ballukut për mbetjet toksike: Porti i Durrësit han pa porta, ‘Torta Belinda’ kërkon ta lërë fajin jetim!

Gazment Bardhi

Menjëherë pas daljes publike të ministrave të Qeverisë “Rama” për njoftimin e vendimeve të rëndësishme të marra gjatë mbledhjes së zhvilluar, ka ardhur edhe reagimi nga kampi opozitar.

Është kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, që i është përgjigjur deklaratës së zv/kryeministres Belinda Balluku, në lidhje me çështjen e skandalit të mbetjeve toksike, ku në qendër të vëmendjes dhe hetimeve janë Porti i Durrësit, kompania turke “Kurum” dhe ajo “Sokolaj”.

Numri dy i qeverisë tha se porti nuk kishte lidhje me ngjarjen, por i ashpër ka qenë Bardhi, duke akuzuar direkt autoritetet zyrtare si përgjegjëse.

“Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda”, nuk ka asnjë përgjegjësi se çfarë hyn dhe çfarë del prej tij. Sipas Qeverisë, kushdo me një vetëdeklarim, fut dhe nxjerr nga Porti i Durrësit çfarë të dëshirojë. Me pak fjalë, me vetëdeklarim kokaina mund të shënohet si miell; helmi mund të shënohet si bimë kurative; makina mund të shënohet si biçikletë; paratë e pista mund të shënohen si letra higjenike”, tha Bardhi.

 Ai nënvizoi se “prej kohës Porti i Durrësit është shndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore, por nga krimi i organizuar”.

Deputeti demokrat tha ndër të tjera se:

“Torta Belinda” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, prandaj dhe nervozizmi, sulmi ndaj medias e opozitës dhe “faji i mbetur jetim” është e vetmja rrugë që i ka mbetur. Afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit”.

Duke iu referuar skandalit që është publikuar prej javës së parë të muajit Gusht të këtij viti, i sinjalizuar nga organizata “Basel Network Center” dhe botuar në “Shqiptarja.com”, Bardhi deklaroi se këtë çështje do e trajtojnë edhe në nivel parlamentar.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdorë të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”, u shpreh ai.

Deklarata e Gazment Bardhit

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?