Bardhi kërkesë SPAK për çështjen McGonigal: Na informoni mbi ecurinë e hetimit për Edi Ramën

Bardhi kërkesë SPAK për çështjen McGonigal: Na informoni mbi ecurinë e hetimit për Edi Ramën

Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka bërë një kërkesë në SPAK për informacion në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve me kryeministrin Edi Rama. Bardhi risjellë në vëmendje kallëzimin penal të kryer nga PD në janar të këtij viti, ku akuzonte kreun e qeverisë Edi Ramën lidhur me aferën McGonigal.

Sipas Bardhit, Rama ka kryer 4 veprave penale: 1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë; 2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë; 3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; 4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Pas pranimit të fajësisë nga Charles F. McGonigal, sot Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK ku e informon zyrtarisht mbi zhvillimet në drejtësinë amerikane mbi këtë çështje dhe duke kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve në Shqipëri.

“Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përvec pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit.” – shkruan Bardhi në letrën drejtuar SPAK.

Gazment Bardhi kërkon informacion nga SPAK, të cilit i kërkon të ruaj sekretin hetimor, por sigurisht të sqarojë fazën në të cilën ndodhet hetimi.

“Në vijim të procedurave ligjore të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje, ndodhur përpara dyshimeve të arsyeshme për kryerjen nga shtetasi Edi Rama të veprave penale të kallëzuara nga ana jonë, në zbatim të nenit 110 të K.Pr.Penale, kërkojmë që të vihemi në dijeni në lidhje me ecurinë e hetimit të kësaj çështjeje pranë Prokurorisë që ju drejtoni, duke ruajtur dhe pa cenuar sekretin hetimor.” – thuhet në letër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi25252: 25/09/2023 19:25

    O gaz mos na bo me qesh . Dmth Edi Rama ka ble me dollar FBI ? Ha ha ha ha ????????????????????

    Përgjigju
  • Mergimtari: 25/09/2023 15:53

    Karagjozi Bardhi,mos u nxi.Hetime nuk mund ti besh Ti me urdher,ato kane vendin dhe kohen e duhur.Mos hidhni tymnaja per te spostuar vemendjen nga turpi qe arritet ne zgjedhjet e Kukesit.

    Përgjigju
  • Linda: 25/09/2023 13:56

    Papagalli zedhenesi Bardhi i kriminel Berishes po ben kerkes ne Spak si kunder pergjigje e thirrjes se Shkelzen Berishes ne Spak!Bardhi eshte vetem fundi i kazanit te plehrave te politikes shqiptare nje njeri i peshtir sahanlepires!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb