Bardhi me të rinjtë në Cërrik: Me 25 prill keni në dorë vendin, sillni në fuqi politikën që jep llogari

Drejtuesit politik i partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, gjatë një takimi me të rinjtë e zonës së Sulovës në Cërrik, ndau shqetësimet se si kanë ecur gjërat në këto 8 vite, dhe përcolli mesazhin se ndryshimi është në duart e tyre, me 25 prill. Mes tyre, kishte edhe votues për herë të parë.

“Fuqinë dhe pushtetin e keni ju në ditën e votimit. Duhet të keni parasysh se ju keni në dorë fatin tuaj, të familjeve tuaja dhe të Shqipërisë. Atë ditë duhet të merrni një vendim pa emocion, por me analizë të ftohtë. Shihni se sa kanë vuajtur prindërit tuaj në këto 8 vite, shihni se si kanë qeverisur këta. Mbani mend se si thotë ky kryeministër, që s’ka problem pse ikin të rinjtë. Dhe që ka në plan që të zbrazet vendi, e këtu të vijnë afrikanë e sirianë”, u shpreh Bardhi.

Bardhi po ashtu ndau disa ide më të rinjtë për modelin politik që duhet të vijë në fuqi. Ai tha se Shqipëria i ka të gjitha shanset që të ofrojë një jetë dhe një të ardhme të mirë për secilin.

“Në politikë ecet me besim. Nëse na jepni besim për të marrë drejtimin dhe realizuar angazhimet që kemi marrë para jush, ne, unë pas 4 vitesh, vij këtu e jap llogari. Po doli se nuk i kemi mbajtur ato angazhime, mos na votoni më, edhe sikur të jeni demokratët, ose bijtë e demokratëve më të thekur”, tha Bardhi.

Ai shtoi se është koha për të bërë një analizë, e për t’i bërë një bilanc qeverisë që po ikën, se çfarë bëri me premtimet për 300 mijë vende pune, teksa qindra mijë njerëz ikën braktisen vendin, premtimet për ulje taksash kur ndodhi e kundërta dhe iu vu këmba në fyt kujtdo, apo premtimi i madh për shtet, kur në fakt goditet i dobëti, i pamunduari, dhe nderohet krimineli dhe ai që është i lidhur me pushtetin.

“25 prilli është moment deçiziv, duhet të veproni, duhet të angazhoheni, duhet të nxisni dhe miqtë tuaj. Ndryshimi ndodh vetëm me pjesmarrjen e të rinjve, me votën që duhet hedhur atë ditë”, deklaroi Gazmend Bardhi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës