Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas publikimit të dokumenteve nga ana e kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri, ku në to thuhej se ai nuk është i dënuar në Itali.

Bardhi shkruan se Pjetri ashtu si Elvis Roshi fshihet pas dëshirave të pa vlerë të penalitetit, ndërkohë që për të shtron edhe një pyetje duke  i kujtuar 27 janarin e vitit 2003.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama detyroi serish Valdrin Pjetrin të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij si trafikant droge. Pasi dështoi me TIMS-in, që fakton se Valdrin Pjetri nuk ka shkelur në Itali për 7 vjet, trafikanti i Ramës publikoi dokumente që mashtrojnë opinionin publik për të kaluarën e tij kriminale.

Njëlloj siç bëri edhe Elvis Rroshi për të fshehur dënimin, edhe Valdrin Pjetri, sot publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie.

Ky dokument nuk ka asnjë vlerë.

Kushdo e di që pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit.

Ky është edhe rasti i dokumentit të publikuar nga Valdrin Pjetri. Ai dokument nuk provon që një person nuk ka qenë ndonjeherë i dënuar.

Për t’i rifreskuar kujtesën drejtuesit politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër, për sonte po bëjmë vetëm 1 pyetje:

Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?