Bardhi nxjerr videon: Mos u mashtroni nga Edi Rama, në 8 vite degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit

Bardhi nxjerr videon: Mos u mashtroni nga Edi Rama, në 8 vite degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, si dhe drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka publikuar një video ku sipas tij, dalin në pah mashtrimet e kryeministrit Edi Rama për mësuesit.

Sipas Bardhit, arsimi është degraduar në këto tetë vite dhe mësuesit janë nëpërkëmbur. Bardhi shkruan më tej se pagat e mësuesve nuk janë rritur, e shton se më shumë se 200 mijë nxënës janë larguar nga sistemi arsimor shqiptar.

‘Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar.  U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!  Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill #ShqipëriaFITON’- shkruan Bardhi.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sufi: 07/03/2021 17:33

    Dosja 184 eshte e paplote duke nxjerr be oah shfrytezumin e pushtetit nga prokurori militant .Bild dha vetem pjesen per anetaret e PS ( veprime te denueshme)dhe nuk dha vjedhjen dhe kercenimin me arme te militanteve te PD me Noken organizator .Bashk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës