Bardhi sms ish-deputetëve demokratë: Asnjë koment për Borchardt! S'e kemi me të, por me Ramën

Bardhi sms ish-deputetëve demokratë: Asnjë koment për Borchardt! S'e kemi me të, por me Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka "porositur" të gjithë ish- deputetët demokratë, që të mos thonë "asnjë fjalë" për deklaratën e ambasadorit të OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt. Në një mesazh dërguar në celular, Bardhi i ka thënë ish-deputetëve se deklarata e tij është një formë për të hequr vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj, prandaj nuk duhet ta komentojnë atë.

Mesazhi i Bardhit përfundon duke u rikujtuar deputetëve se beteja e opozitës nuk është është me ambasadorin apo me zëdhënësen e qeverisë, Spiropali, por me kryeministrin Edi Rama.

"Të nderuar, asnjë koment për deklaratat e Borchardt. Është diversion i pastër për të hequr vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchardt as me Spiropalin, por me Edi Ramën dhe bandës në pushtet. Ju përshëndes", përfundon mesazhi i Bardhit.

Më herët, ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt tha se qeveria ka nevojë për një opozitë më serioze dhe më efektive, referuar këtu jo vetëm asaj parlamentare, por edhe PD-LSI që dogjën mandatet duke dalë në protesta.

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demi: 23/05/2019 01:50

    Ca thu o gazi i LBTG BORCHARDT JA BON MIRE SE ESHTE BO PALE ME RAMEN DHE ESHTE BO aNTARE I RILINDJESSE RAMES

    Përgjigju
  • Qejfliu: 22/05/2019 18:26

    I LGBT eshtekt Bardhi?

    Përgjigju
  • Hinglateri: 22/05/2019 16:48

    Foli dhe by... shkatrrumi ju jeni llumi e turpi Shqiperise

    Përgjigju
  • asolingo: 22/05/2019 16:09

    Hajde dru me pre.O Bardhi nje pyetje e ke mbaruar filloren?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja