Deputeti PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video të kryeministrit Rama së fundmi dhe një vit më parë ku tregon sipas tij, diferencën në qasjen e kreut të qeverisë karshi institucionit të drejtësisë.
Me pretendimin se në dy deklaratat e kryeministrit ka diferencë të madhe, Bardhi ngre me ironi pyetjen se kush i ka mbyllur gojën Ramës për SPAK-un.
“Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un? Nga Asamblea në Asamble, kur i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën tek mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk!“- shkruan Bardhi.
Kujtojmë se një ndër retorikat më të shpeshta të kryeministrit Rama karshi SPAK ka qenë ajo e ’mospërzierjes me punët e drejtësisë’, kjo pasi një sërë eksponentësh politik të majtë janë arrestuar apo janë nën hetim nga SPAK.
Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un? ???? Nga Asamblea në Asamble, kur i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën tek mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk! ???? pic.twitter.com/mbpE8O2YLX
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) September 17, 2023
tani qe e hoqen nga whatsapp mesoi qorri i lazrit te thote spak
Përgjigju