Në intervistën për Report Tv, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se “Foltoret” e Sali Berishës nuk kanë qëllim bashkimin e demokratëve, siç ai pretendon, por dëmtimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha. Për këtë, ai jep edhe argumente se përse mendon se Berisha po dëmton demokratët.
“Nga njëra anë të pranosh masakrën e 25 prillit dhe nga ana tjetër të heqësh gishtin e drejtuar ndaj Edi Ramës dhe ta drejtosh te Lulzim Basha do të thotë që nuk i shërben interesit të demokratëve. Pas 10 shtatorit nuk flasin më për masakrën zgjedhore të kryer na Edi Rama po flasin për përgjegjësinë e Lulzim Bashës. Kjo pastaj nxjerr zbuluar synimin që ka patur lëvizja e zotit Berisha që është dëmtimi i kryetarit të PD, dëmtimi i demokratëve”, tha Bardhi.
Ai tha se kjo lëvizje e Berishës, e ka hequr vëmendjen nga të bërit opozitë dhe se nuk është gjë tjetër veçse baltosje e figurës së Lulzim Bashës.
“Për fat të keq nga lëvizja e zotit Berisha është shfokusuar vëmendja e opinionit publik dhe veprimtarisë politike të PD në raport me të bërit opozitë dhe oponencë ndaj regjimit të Edi Ramës. Ne kemi vijuar prej fillimit të legjislaturës punën tonë si opozitë duke paraqitur në Kuvend cështje që janë në interes të qytetarëve, ndërkohë që një pjesë e vogël e partisë e ka përqëndruar gjithë aksioni n e vet politik sulme sulme sulme dhe baltosje ndaj lidershipit të partisë. Dhe kjo ka sjellë një shfokusim të vëmendjes së demokratëve në atë mision që ne kemi, përballjen me Edi Ramën”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i 18 Dhjetorit/ Bardhi për Report Tv: Të ftuar të gjithë, edhe Berisha! Kemi shumicën e anëtarëve në krah! ‘Foltoret’, sulm dhe baltosje ndaj nesh!
B.K./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.9%
-
Jo
50.1%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 11357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19