Bardhi shkel rregulloren e brendshme mbi modalitet e procesit zgjedhor për kryetar të PD, del hapur në mbështetje të Bashës

Bardhi shkel rregulloren e brendshme mbi modalitet e procesit zgjedhor për kryetar të PD, del hapur në mbështetje të Bashës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi

Teksa gara brenda Partisë Demokratike është në kulmin e saj, Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Gazmend Bardhi ka shfaqur hapur preferencat e tij.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Bardhi ka ripostur një takim të kreut aktual të PD, Lulzim Basha me demokratët, nga ku duket qartë se kë mbështet ai.

“Nga kjo garë do të dalim më të vendosur për të luftuar me gjithë forcën që kemi deri në largimin e regjimit Rama-Doshi. Për demokracinë, për Shqipërinë dhe për shqiptarët.”, shkruan ai.

A konsiderohet kjo një thyerje e rregullores së brendshme të PD, lidhur me procesin zgjedhor të kryetarit të ri?

Sipas pikës 3: Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, duhet të qëndrojnë asnjanës në procesin zgjedhor.

Ata ushtrojnë të drejtën e tyre si anëtarë partie, duke shmangur çdo formë tjetër ndikimi mbi anëtarët e tjerë të Partisë.

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, duket se është në shkelje flagrante të rregullores së brendshme mbi modalitetet e procesit zgjedhor për kryetarin e  partisë, pasi sipas pikës 3, duhet të qëndronte asnjanës dhe të shmangte çdo formë tjetër ndikimi.

Lidhur me këtë qëndrim të Bardhit kanë reaguar edhe komentuesit të cilët i kërkojnë atij, të tregohet asnjanës dhe të shpërndajë mesazhet edhe të tre kandidatëve të tjerë.

“Z.Bardhi!Per te qene korrekt, publiko dhe ndonjë thënie të z.Shehaj, të paktën! Nuk po them për Kadillin apo Harxhi-n, edhe pse do ishte e drejtë!”, shkruan komentuesi.

Por Bardhi duket i vendosur në qëndrimin dhe mbështetjen e tij ndaj Bashës, duke thënë se mesazhet e 3 kandidatëve të tjerë të cilët sipas tij, kanë pranuar humbjen në zgjedhjet e 25 prillit, janë mesazhe që ai nuk mund t’i publikojë.

“Nëse do të ketë ndonjë mesazh për të cilin unë do të kem të njëjtin mendim do ta publikoj patjetër! Mesazhin që Edi Rama ka fituar zgjedhjet (që për fat të keq është e vetmja alternativ që po dëgjoj nga tre kolegët e tjerë në këtë garë) nuk e publikoj dot sepse unë kam tjetër mendim dhe jam dëshmitarë, bashkë me mijëra demokratë të qarkut Elbasan, që në 25 Prill nuk ka ndodhur kjo! Të përshëndes”, i kthehet komentuesit Bardhi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor