Bardhi: S'ka përçarje me LSI-në! Aksioni opozitar do vijojë, por jo vetëm me protesta

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se opozita do të vijojë me protestat, por ka theksuar se kjo metodë është e pamjaftueshme në arritjen e qëllimit final. Sa i përket marrëdhënies me aleatët, veçanërisht me LSI-në, Bardhi mohoi të ketë përçarje dhe se opozita e bashkuar vijon të jetë e tillë.

"Aksioni opozitar nuk mund të jetë i përqendruar tek protestat. Nuk ka qenë një kohë e humbu kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Ne jemi në komunikim të vijueshëm, si me LSI dhe aleatët e tjerë. Nuk ka asnjë mungesë koherencë. Secila parti është më vete, secila ka mendimin e vetë. Do mblidhemi këtë javë për të marrë një vendim për format e aksionit politik. Protestat nuk do kenë ndikim te procesi i hapjes së negociatave, të protestosh është një e drejtë legjitime, kushtetuese. Aksioni politik s'ka lidhje me çeljen e negociatave. Sepse e shikojmë si një mundësi kontrolli", tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Aksioni opozitar/ Bardhi në Report Tv: Këtë javë vendosim se kur do nisim protestat


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)