Vrasja në Elbasan, Bardhi: Kemi grup për mbrojtjen e votës! Balla: Janë paramilitarë të armatosur që dhunojnë qytetarët

Gazmend Bardhi ka zbardhur sipas tij dinamikën e përplasjes me armë që ndodhi ditën e sotme në Elbasan, ku Arbër Paplekaj vrau Pjerin Xhuvanin dhe mbetën të plagosur edhe katër qytetarë.

Bardhi tha se ato kishin marrë vesh se një automjet pa targa po lëvizste në lagjen 5 Maj, me drejtues Met Dafllaku, dhe në mënyrë demonstrative, po shpërndante para në këmbim të votave dhe po mblidhte karta identiteti. Bardhi tha më tej se ati kanë  strukturat e Mbrojtjes e Votës (krijuar nga PD) te shkonin ta verifikonin. Bardhi i bëri thirrje prokurorisë që të zbardh ngjarjen.

‘Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, strukturat tona kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku që po shpërndante para në këmbim të votës kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara. Ne keto makina ndodheshin anëtarë te krimit të organizuar, që janë denoncuar nga ana jonë në SPAK, por edhe publikisht si dhunuesit e qytetarëve të Elbasanit në Ditën e Verës. Ne kete moment, ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan.  Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve. Per kete ngjarje te rende qe cenon rende procesin elektoral ne nxisim prokurorinë të hetojë në mënyrë të plotë, të paanshme, të shpejtë dhe transparente ngjarjen. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie dhe pamjet mbi ngjarjen janë evidente dhe mund e duhet të bëhen publike.’- tha Bardhi.

Më tej Bardhi mohoi se Arbër Paplekaj është shoqëruesi i tij, por shroi se ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan dhe se nuk është kriminel dhe as vrasës.

‘Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, sic u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë. Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.  I bëj thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në qarkun Elbasan. Ne e refuzojmë dhunën. Elbasani meriton rend e qetësi, meriton zgjedhje të lira e të ndershme.'- tha Bardhi.

Ndërkohë nga ana tjëtër Bardhi akuzoi Taulant Ballën se ai është përgjegjësi e Taulant Ballës.

‘Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij. Ai po ben cdo gje te paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal.  Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkepunon me bandat e tij, ne perpjekje per te organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes se votes.’- tha Bardhi.

Ndërkohë nga ana tjetër kandidati për deputet i PS-së Taulant Balla thotë se 3 furgonat e PD-së janë mbushur plot me paramilitarë.

‘3 furgonat e PD të mbushur plot me paramilitarët që kanë ardhur nga qytete të tjera. Kanë ushtruar dhunë gjatë gjithe ditës së sotme sot në Elbasan. Kanë ndaluar me armë shumë persona dhe i kanë dhunuar. Këtë gjë kanë bërë gjatë gjithë ditës së sotke.’- tha Balla.

 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skandal: 22/04/2021 01:23

    Kjo gj esht e patolerushme ,edhe nqs skisha plan t votoja ,ua siguroj q ju kurr nuk do ta merni ,t pakten votoj ps nhk na vrasin ,ndrsa jh doni prap 97 ,qorr i vogel shikoje veten n pasayr ca lloj shpifsire je ,ishalla zoti ua ktheft njemij her m kea

    Përgjigju
  • kajani: 22/04/2021 00:16

    T.Q.R. O QORR MUTI,,,,...

    Përgjigju
  • Miti: 21/04/2021 23:26

    PD duhet nxjerre jashte ligjit, per organizim milicie. Bardhi te shkoje ne burg per deklaratat, dhe Basha gjithashtu nese hetimi verteton qe jane organizuar me miratimin e tij. Vetem partite fashiste kane patur te tille organizim. Ka Prokuror ky vend apo ka vetem njerez pa bole?

    Përgjigju
  • Tirona: 21/04/2021 23:01

    Me tê sha mas komenteve e nêpêr webe online nuk duhet nai trrimni e modhe por du me tê thon veç 1 llaf. Mos bofsh pikên e hajrit. 1 zhuls i paftyr si puna jote deri ke ura Dajlanit duhet ta kishe liri daljen. Zoti esht i modh e noshta del diku ftyra jote para.

    Përgjigju
  • Pjeter: 21/04/2021 22:44

    Pjese e struktures per mbrojtjen e votes? Mor debil burre,c'fare vote mbrojti mor poshtersire? Si mund te lejohen struktura te armatosura qe te levizin per fushate te armatisur?shteti duhet te nderhyje sa nuk eshte vone,eshte skandal qe nje parti politike te levize e armatosur per fushate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim