Bardhi takim me strukturat e Rithemelimit në Burrel, shpalos ‘objektivin’: Fitojmë në 2025 me Berishën kryetar

Bardhi takim me strukturat e Rithemelimit në Burrel, shpalos ‘objektivin’: Fitojmë në 2025 me Berishën kryetar

Pasi u bë nënkryetar i PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi ka vijuar turin e takimeve këtë herë në Burrel.

Për herë të parë aty shpalosi objektivin, që opozita të fitojë zgjedhjet e 2025. Bardhi u tha strukturave të Rithemelimit se koha e fjalëve ka mbaruar ndërsa u zotua se do të jenë krah anëtarëve, bashkë me Berishën që nuk ngurron më ta quajë kryetar.

“Është sakrifica juaj dhe mundi juaj që solli bashkimin e PD, jo thjesht si dëshirë por si nevojë për një PD të madhe, të bashkuar dhe fituese. Kemi kaluar një periudhë të veshtirë dy vjeçare, kemi patur edhe mendime ndryshe, por përgjegjësia na ka bërë të nisim një rrugëtim të përbashkët një vjecar, do jetë i vështirë, por do ia dalim për të fituar zgjedhjet e 2025.

Nuk duhet ta shpallim fitoren që sot sepse na pret një vit i vështirë para, na pret një vit pune para, ne kemi nevojë për ju në krah, sikundër ju siguroj që do na keni në krah, edhe në emër të kryetarit të Partisë Sali Berisha. Kemi 11 vite që ju lodhim me fjalë nuk është më koha e fjalimeve, është koha për tju prirë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Bardhi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari