Bardhi takon demokratët në Kamzë: Janë në presion dhe kërcënim, por gati për fitore

Bardhi takon demokratët në Kamzë: Janë në presion dhe kërcënim, por gati për fitore

Takimi i Gazmend Bardhit me demokratët

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi pas disa takimeve të zhvilluara me demokratët në Kamzë, Paskuqan, Vorë dhe Rrogozhinë shkruan se me gjithë presionin e vazhdueshëm janë gati për t'i dhënë opozitës energjinë e fitores.

"Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës janë më të diskriminuarit dhe më të papërfaqësuarit. Ata drejtohen nga kryebashkiakë ilegjitimë, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit, si në rastin e Kamzës. Megjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësitë, demokratët në Kamëz, Paskuqan, Vorë dhe Rrogozhinë janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, të gatshëm t’i japin Partisë Demokratike dhe opozitës energjinë e fitores.

 Sëbashku po punojmë që t’u kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur, të drejtën për të kërkuar llogari, të drejtën për të shkarkuar kryeministrin dhe kryebashkiakun që nuk mban premtimet. Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i radhës i pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës" shkruan Bardhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie