Bardhi-Nikollës: Anulo votimin e seancës së kaluar, i hoqët fjalën deputetëve të opozitës, antikushtetuese

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të anulohet votimi i seancës së kaluar. Bardhi tha se sipas rregullore, projektligjet që u miratuan javën e kaluar duhet të futen sërish në këtë seancë.

 “Ju thatë që ky kuvend ka një rregullore dhe nëse në proces verbal mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Mënyra më anti kushtetuese ju si drejtuese vetëm nga frika që Rama të përballej me opozitën për një skandal të për ndër i hoqët të drejtën e fjalës 54 deputetëve. Sipas rregullores së parlamentit, në rast s enë sallën e seancave plenare shkaktohet kaos drejtuesi pezullon seancën plenare nëse kaosi vijon ndërpritet seanca dhe zhvendoset rendi i ditës.

Mbi 15 ligje u miratuan pa i dhënë të drejtën 54 deputetëve të opozitës. Është detyra juaj që shkeljen e rregullores ta zhbëni ose ndryshe keni vrarë parlamentarizmin. S’ka nevojë të bëheni mburojë për Edi Ramën silleni në seancë të japë llogari sa kohë paguhet si. Anulo procesin e votimit në seancën e kaluar dhe nuk mund ti hiqni të drejtën e fjalës së opozitës", tha Bardhi. 

Kërkesës së Bardhit iu bashkua edhe deputeti Luan Baçi.

Procesverbali nuk duhet të kalojë. Votim që s’ka ndodhur ndonjëherë në parlament. Në atë seancë kishim kërkesë për mocion me debat me kryeministrin. Në atë rrëmujë totale u munduat të kalonit përjashtimin e katër deputetëve të opozitës. Nuk donit Berishën, për këtë punë e bëtë. Thërrisni kryeministrin të vijë këtu për atë skandal dhe të përballet me opozitën. Ajo seancë nuk duhet pranuar, ato ligje duhen votuar sërish. Parlamentin e keni privatizuar, e keni kthyer në noter të Kryeministrit.


Lajmi kryesor:

Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai


SI.E./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit