TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar sot për mjedisin. Deputeti i PS, Besnik Bare ka përmendur gjendjen e mjeruar të mjedisit nën drejtimin e Sali Berishës. “Nga 2007-2012 janë djegur mbi 100 mijë ha pyje” ishte një ndër statistikat e para rënduese. “Sot kemi erozionin më të madh në Europë: 20-40 ton/ha në vit”, ka përmendur më pas Bare.

Për ndotjen, Bare ka sjellë rastin tipik të liqenit të Ohrit, ku 10 km rrezikohen të dëmtohen rëndë për shkak të hedhjes së inerteve. Ndërsa peshku i koranit në liqen “është drejt zhdukjes së plotë” bashkë me faunën e egër “në rrezik zhdukjeje”.

Bare ka premtuar se PS do të ndalojë shfrytëzimin e lumenjve të tejpërdorur për inertet, do shqyrtojë konçesionet për shfrytëzimin e lumenjve, konçesionet për hidrocentralet, do rishohë pyjet e Shqipërisë, duke gjallëruar parqet e mbrojtura.

“Do nxisim edhe ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve, do ndalojmë importin e mbetjeve për të pastruar Shqipërinë. Rimëkëmbja e mjedisit do të ndodhë që në ditën e parë të qeverisë sonë”, përfundoi Bare.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)